Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës në Serbi: S’kam besim te partia e Daçiç

Vuçiç konfirmon krizën në koalicionin qeverisës në Serbi: S’kam besim te partia e Daçiç

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 7 shkurt se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiq, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiqit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme.

Vuçiq tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur".

Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiqin më 8 shkurt.

"Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai.

Vuçiq ka përmendur gjithashtu se ekziston mundësia e krijimit të një shumice tjetër në Kuvend, pa specifikuar se kush do ta krijojë atë.

Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë. Prej tyre, 106 janë nga radhët e Partisë Përparimtare, ndërsa 23 nga Socialistët.

Nëse presidenti i Serbisë do të vendoste për ndryshime pa zgjedhje, kjo do të nënkuptonte një ofertë për partitë opozitare.

Por, kjo do të nënkuptonte edhe ndryshime në politikë dhe nuk është e sigurt se cila parti do ta pranonte ofertën e SNS-së.

Partitë opozitare që kanë hyrë në Parlamentin e Serbisë, janë të llojllojshme - nga pro-evropiane në të djathta.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në shënimin e Ditës së Unitetit serb. Fotografi nga arkivi.

Partnerët e koalicionit, SNS-ja dhe SPS-ja, kanë shkëmbyer edhe më herët kritika, duke çuar në spekulime për zgjedhje të parakohshme. Por, deri te ndarja nuk ka ardhur dhe aleanca mes tyre ka vazhduar pa ndërprerje që nga viti 2012.

Megjithatë, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë gjë e re për votuesit në Serbi, pasi ato janë mbajtur më 2014, 2016 dhe 2022/REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë