Vuçiç: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe pak si Zelensky

Vuçiç: Kurti ëndërron të jetë si Enver Hoxha dhe pak si Zelensky

Aleksandër Vuçiç

SERBI- “Të gjitha planet dhe programet e Prishtinës janë të bazuara në Lidhjen e Prizrenit. Xhafer Deva dhe Enver Hoxha janë ideologët e tyre. Kurti ëndërron të jetë si Hoxha, por paksa i përzier me Zelenskyn”,kështu është shprehur sot presidenti serb Aleksandër Vuçiç gjatë një konference për mediat.

I pyetur për deklaratat e Albin Kurtit, Vuçiç ka thënë se Prishtina ka plane të bazuar në Lidhjen e Prizrenit.

“Të gjitha planet dhe programet i kanë të bazuara te Lidhja e parë e Prizrenit nga vitit 1889, Lidhja e dytë e Prizrenit nga viti 1943, kur u themelua lëvizja e Ballit Kombëtar, pastaj Lidhja e tretë e Prizrenit që u bë në Nju Jork, e që shkaktoi më së shumti dëm”, tha Vuçiç.

Vuçiç shtoi se ideologjia e pushtetit në Kosovës është saktësisht kjo, duke e lidhur krejt këtë interpretim të tij me renovimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Ai thotë se bëhet fjalë për qëndrim ndaj një “krimineli të dënuar për krime naziste”, raporton “Kossev”.

Presidenti serb ka thënë po ashtu se ideologjia e Kurtit dhe “ëndrra” e tij është të jetë si ish-diktatori komunist shqiptar, Enver Hoxha dhe “pak” si presidenti aktual i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

“Prandaj s’mund ta durojë Ramën. Vetëm nëse mund të jetë një përzierje e Enver Hoxhës me pak Zelensky. Prandaj thotë se “Vuciç është Putni i vogël”, tha presidenti serb.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 31/12/2022 08:31

    Tè kushte mundèsinè tè ishte si Enver Hoxha, ato barrikadat qè veri, do i kishe parè nè èndèrr mbase, pèr tu zgjuar qullè nga djersa. Jo jo Vuçi-puçi, ti e ke vetèm me tè dègjuar Enverin. Ata qè ju i kishit, "nè shèrbimin tuaj nè Shqipèri", Enveri me tè tijèt, i hante tè gjallè. Tjetèr gjè èshtè sot. Tipa si Ramushi, Isa spiuni, Lumir neverija apo shumè tè tjerè,,ju i kini aty sot. Nè kohèn e Enverit, nuk dua tè spekuloj shumè por me siguri nuk bèj gabim kur them se ata nuk i kishin bèrè hije tokès gjatè,,,dhe Shqipèrisè asnjè dèm mè, ndèrsa serbèt qè do jetonin nèn diktatin e tij, do ishin tè parèt qè thèrrisnin parti-Enver jemi gati kurdoherè. Nuk èshtè e lehtè tè jesh si Enver Hoxha, Vuçi-Puçi. Ai, nuk i njihte vijat e bardha, dhe as nuk bènte palaçon kollaj. Albini, nuk èshtè Enveri fatkeqèsisht. Ai, èshtè mè i miri qè kemi pèr momentin, pèr interesat shqiptare. Tè tjerèt, i ke ti tè gjithè PUÇI-PUÇI.

    Përgjigju
  • Eagle: 31/12/2022 01:43

    Ha... you recoiled as coward, you ashole slut.

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/12/2022 23:59

    Kurti ka me të shtyer që ti o fashist do bësh Vetvrasje s ë bashku me vëllan tënd…!

    Përgjigju
  • Pjeter: 30/12/2022 18:44

    Po Vuçiqi kujt ka qef ti ngjaje? Karaxhiçit? Milloshit? Apo Putinit???!!! Qe te tre idhujt e tij jane!!

    Përgjigju
  • Adi: 30/12/2022 18:32

    E shihni si e duanin Enver Hoxhën shkiet? Derisa Enver Hoxha shëtiste nëpër Beograd pa takuar asnjë Shqipëtarë, dhe pa ditur kurr ku është Kosova, kërkoi të takohet me nënën e Miladin Popovicit derisa nënat e të burgosurve të Burrelit nuk i dinin bijtë e tyre për të gjallë! Ja ku jemi shoku piktorë! Mendon që historia harron, populli harron? Mallkuar qofshin ata që bëjnë pazare me shkiet, qoftë edhe një biletë për koncertin e bregovicit në qafë e paqin tërë popullin shqiptar!

    Përgjigju
  • Alb: 30/12/2022 18:30

    Lavdi ppsh

    Përgjigju
  • Blenard: 30/12/2022 17:39

    Mos e krruaj me kurtin se sh po ben si gjel deti me armet kinese dhe ato te putinit tat po kurti mu ne sum do ti fusi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'