Vuçiç me Biden: Së shpejti do
të pres sërish Ramën në Serbi

Vuçiç me Biden: Së shpejti do<br />të pres sërish Ramën në Serbi
Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar gjatë një konferencë me zëvëndës/presidentin amerikan, Joe Biden se shumë shpejt do të presë në takim kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama si dhe një grup investitorësh nga Serbia, Kosova e Shqipëria.

Deklarata është bërë nga Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët me zv/presidentin Biden, i cili po qendron për një vizitë të shkurtër në Beograd.

Kryeministri i Serbisë ka deklaruar së gjatë takimit me zëvëndës/presidentin amerikan, kanë diskutuar edhe për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve. Vuçiç ka theksuar se kërkon zhvillimin e shtetit të tij, por edhe ruajtjen e interesave nacionale

Gjatë vizitës së tij në Beograd, zv/presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se shqiptarët dhe serbët duhet të lënë pas të shkuarën dhe të fokusohen tek një e ardhme paqësore. Biden shtoi se SHBA mbështet zhvillimin e gadishullit ballkanik, duke e cilësuar rajonin një kontribues të përparimit të mëtejshëm të Europë. 

Në fjalën e tij, Biden u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më çështjet më problematike të rajonit të Ballkanit, por nënvizoi se Serbia dhe Kosova duhet të lënë pas të shkuarën, sado i vështirë të jetë ky proçes.

Ai shtoi se në të shkuarën shqiptarët dhe serbët kishin bërë gabime në raport me njëri-tjetrin, duke theksuar se gjëja më e rëndësishme është një e ardhme e paqtë.
 
Gjatë vizitës së zëvëndës/presidentit amerikan në Beograd, një grup ekstremishtësh të djathtë, të udhëhequr nga ultranacionalisti Vojsllav Sheshel organizuan një protestë. Ata mbanin në duar pankarta, ku shkruhej “Votoni për Donald Trump”.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima