Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka anuluar disa takime për shkak të probleme të tij me shëndetin, ka deklaruar për mediat këshilltarja për media e Vuçiç.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Leyen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka deklaruar këshilltarja.
Takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për më vonë. Ditën e sotme Vuçiç kishte planiifikuar të fliste në konferencën dy ditore "Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg, një hap drejt tregut të përbashkët të BE" në Novi Sad por që u anulua gjithashtu.Ditën e djeshme mediat serbe bën të ditur se edhe Kreyministri Edi Rama anuloi pjesëmarrjen në Konferencë, duke ngritur shumë pikëpyetje nëse një vendim i tillë kishte të bënte me tensionet në veri të Kosovës dhe deklaratave të kryeministrit Rama në Prishtinë, gjatë vizitës së tij zyrtare të dielën.