Vuçiç në Kosovë: Të zbardhet 
vrasja e Ivanoviçit, duam paqe

Vuçiç në Kosovë: Të zbardhet <br />vrasja e Ivanoviçit, duam paqe<br /><br>
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka nisur vizitën në Kosovë. Ai ka hyrë në Kosovë përmes kufirit të Jarinjës në orën 10:30, ndërsa ka ndryshuar plotësisht axhendën për arsye sigurie. Fillimisht ai vizitoi manastirin Banjska nga ku kërkoi zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit pak ditë më parë në Mitrovicë.

I porosis shqiptarët, edhe pse kemi shpesh mosmarrëveshje, se ne duam që të gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët, për të mirën e serbëve në Kosovë dhe për të mirën e shqiptarëve. Shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë serbët në Kosovë dhe Metohi, për të siguruar përparimin e tyre ekonomik dhe për të gjetur mekanizma të reja për të siguruar sigurinë e tyre dhe për t'u marrë me krimin dhe korrupsionin” deklaroi Presidenti i Serbisë.

Në 12:00 do të bëjë homazhe në vendin ku është vrarë Oliver Ivanoviçi. Rreth orës 12:15 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Kosovë, në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut. Pastaj do të niset për në Graçanicë, ku në orën 17:00 do ta vizitojë Manastirin. Vizita e tij një ditore do të mbyllet në 17:30, do të ketë takime me qytetarë në Shtëpinë e Kulturës në Llapnasellë.

Vizita e tij vjen pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, që ndodhi këtë javë në veri të Mitrovicës, ku Presidenti serb do të bëjë homazhe mesditën e sotme.  Vizita e Presidentit të Serbisë zhvillohet në masa të forta sigurie, ndërsa mes dy vendeve është pezulluar dialogu pas vrasjes së liderit të serbëve në Kosovë.

[gallery]25366[/gallery]

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar