Vuciç në parlamentin serb: Me Kosovën duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi

Vuciç në parlamentin serb: Me Kosovën duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi

Presidenti serb Aleksander Vuçiç

SERBI- Në fjalën e tij për parlamentin serb, presidenti Aleksander Vuçiç duke folur për takimin që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel, tha se duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi.

“E vetmja mundësi është një zgjidhje kompromisi. Nëse më pyesni se çfarë është kompromisi, nuk e di, megjithatë të gjithë duhet të arrijmë aty së bashku, nëse nuk duam t’ia u lemë brezave të ardhshëm”, tha ai.

“Njerëzit të cilët jetojnë në kushte të vështira në Kosovë speficikisht në enkalavat serbe nuk jetojnë sikur njerëzit në Serbi por me shumë më shumë vështirësi,  dhe për atë ata duan negociatat të vazhdojnë që ne të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Nëse nuk arrijmë kompromis jo atëherë ne do të duhet të futemi në një situatë kur dikush duhet ta zhbllokojë konfliktin”, tha presidenti.

Vuçiç kujtoi se Kurti gjatë takimit në Bruksel e pyeti disa herë se kur Serbia do të njoh Kosovën, ndërsa ai iu përgjigj prerë duke thënë “kurrë”.

“Tema kryesore e diskutimit e palës kosovare në takimin për dialogun, ishte ‘se kur do të njihni pavarësinë e Kosovë’. Kurti më tha disa herë ‘kur, kur, kur’, unë i thash qetësisht ‘kurrë’”, shtoi Vuçiç.

Më 15 qershor është zhvilluar takimi i parë mes Albin Kurtit dhe Aleksander Vuçiç në Bruksel për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, sapo takimi mbaroi deklaroi se kjo nuk ishte një bisedë aspak e lehtë, por megjithatë çështja e dialogut do të vazhdojë përpara fundit të korrikut.

Sipas deklaratave të dy liderëve, mendohet se takimi i radhës mes Kurtit dhe Vuçiç do të zhvillohet më 25 korrik, megjithatë ende nuk është përcaktuar një datë specifike.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda