Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë me dije se konsultimet për formimin e qeverisë së re fillojnë këtë të hënë. Megjithatë, edhe pse janë dërguar ftesa për partitë parlamentare, anëtarët e opozitës parlamentare thonë se opsioni i vetëm që ata do të pranojnë është një qeveri kalimtare e besimit të popullit.
Ata e shohin thirrjen për konsultime si një tallje të procedurave demokratike.
“Unë do të filloj konsultimet për përbërjen e qeverisë së re të hënën. Do të shohim se çfarë do të thonë ata që kanë shumicën, nëse duan të formojnë qeverinë apo të shkojnë në zgjedhje,” është shprehur Vuçiç.
![]()
Ai po ashtu përmendi mundësinë që Partia Socialiste e Serbisë (SPS) mund të formojë një shumicë me një opsion tjetër politik. Deri më tani, vetëm Partia Socialiste e Serbisë ka konfirmuar publikisht se koalicioni i saj do të shkojë në konsultime me Vuçiçin. Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e opozitës parlamentare ka propozuar një “qeveri të besimit të popullit” gati dy javë më parë.
Kryeministri i qeverisë në mandat teknik, Miloš Vuçeviç, ka deklaruar se ai pret që Serbia të formojë një qeveri të re së shpejti.
H.K/Shqiptarja.comKomente

