Vuçiç: Nuk gjej vend në New York ku të mos më shërbejë një shqiptar

Vuçiç: Nuk gjej vend në New York ku të mos më shërbejë një shqiptar

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb, Vuçiè

Serbia, Kosova, marrëdhëniet problematike mes dy vendeve dhe roli i Shqipërisë në këto raporte. Janë disa nga pikëpyetjet, që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka vendosur t’u përgjigjet në një intervistë ekskluzive për “Opinion”, realizuar me gazetarin Idro Seferi.

Ndërkohë që Vuçiç nuk ka ngurruar t’i japë meritë Kryeministrit shqiptar për vendosjen e një raporti të mirë Serbi-Shqipëri. Ai ka folur edhe për diasporën shqiptare dhe atë serbe sidomos në SHBA, New York dhe Vjenë, Austri, duke theksuar se si shqiptarët dhe serbët janë larguar në masë nga vendet e tyre për shkak edhe të konflikteve e problemeve mes njëri-tjetrit. 

Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbej ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbej ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz, vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo çfarëdo vendi tjetër.

Aleksandar Vuçiç, President i Serbisë

Në marrdhëniet e Serbisë dhe Shqipërisë, por edhe në rajon dhe rrugën drejt BE-së sigurisht shtrohet pyetja e Kosovës. Ju keni thënë se kjo është një prej temave më të dhimbshme për Serbinë, por gjithashtu keni nisur një dialog të brendshëm në kërkim të zgjidhjes më të mirë për Kosovën. E keni gjetur një përgjigje të tillë?

Aleksandër Vuçiç: Për këtë pyetje do të më duheshin ditë dhe jo orë apo disa fjali. Së pari Serbia dhe Shqipëria sot kanë marrëdhënie më të mira se sa i kanë patur më parë dhe për këtë është meritor kryeministri shqiptar Edi Rama. Këtë nuk e kam penguar as unë dhe nëse asgjë tjetër pas shumë dekadash në të cilat nuk kemi patur kurrëfarë marrëdhëniesh mendoj se kemi vendosur marrëdhënie racionale dhe normale edhe pse nuk do ti vlerësoja si të jashtëzakonshme. Këto marrëdhënie janë të respektit dhe marrëdhënie në të cilat ne e kuptojmë se dallimi kryesor në një botë bashkëkohore që na rrethon është në fakt Kosova dhe kur ju më shtroni këtë pyetje unë nuk kam nëvojë ti vardisem askujt. Këtë nuk e bëj as për shkak të publikut tim dhe besoj se kjo është ajo që njerëzit e respektojnë. Ta dinë njerëzit në Shqipëri që këtu mua një stadium i tërë me njerëz brohorasin "Vucic pederast" apo me emra të ndryshëm dhe të nesërmën mbi 50 për qind të tyre votojnë për mua.

Ajo që është e rëndësishme në fund është që njerëzit të ju respektojnë pasi për të na dashur na duan fëmijët, prindërit dhe se di se kush, por është me rëndësi të kemi respekt.

Sa i përket Kosovës dhe pyetjes tuaj, ne kemi nisur një dialog të brendshëm pasi kam konsideruar se është e rëndësishme që gjërat ti shtrojmë në mënyrë racionale dhe reale edhe pse kur e themi këtë mënjëherë shqiptarët nga Kosova thonë se racionale dhe reale është njohja e Kosovës. As kjo nuk është tërësisht racionale dhe reale dhe ajo që është thirrja ime është që edhe njëra dhe pala tjetër ta kuptojnë se nuk kemi shumë jetëra që të gjithë kemi humbur shumë njerëz edhe serbët dhe shqiptarët jo vetëm në konfliktet mes vete, por edhe shumë që kanë ikur përgjithmonë nga këto hapësira.

Njerëzit që kanë shkuar nga këtu e tregon edhe fakti se nuk mund të shkoj në asnjë vend në Nju Jork, e që të mos më shërbej ndonjë shqiptar dhe nuk mund të shkoni në asnjë vend në Vjenë të mos ju shërbej ndonjë serb. Pra ka edhe nga njëra dhe pala tjetër njerëz në të dyja vendet, por po e marrë si shembull aty ku janë shumicë dhe këta njerëz vështirë se do të kthehen të ndërtojnë Tiranën, të ndërtojnë Beogradin apo Prishtinën apo cfarëdo vendi tjetër.

Ata do të ndërtojnë vende të tjera dhe të paguajnë tatime në shtete të tjera. Ne nuk kemi më një luks të tillë që këtë t’ia lejojmë vetës. Këtu shtrohet pyetja nëse mundemi ne të dyja palët apo ne dhe Prishtina të gjejmë dicka racionale reale dhe që do të thoshte humbje për të dyja palët dhe kur është humbje për të dyja palët kjo është minimumi i kënaqshëm edhe për njërën edhe palën tjetër. Kjo do të na tërhiqte drejt së ardhmes dhe do të nënkuptonte që mund të flasim për një marrëdhënie tjetër mes serbëve dhe shqiptarëve pasi në njëqind vitet e ardhshme serbët dhe shqiptarët do të jenë dy popujt me të mëdhënj në Ballkanin Perëndimor.

Çfarëdo të ndodh më pas të mos e analizojmë, por është reale që kjo do të jetë edhe më tutje, por në njëqind vite do të jenë dy popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Unë mendoj se nga kjo lidhje veri jug e cila do të duhej të jetë bazë e paqes në të ardhmen varet e gjithë ajo që do të kemi edhe për njerën dhe palën tjëtër. Shqiptarët në Kosovë gabimisht konsiderojnë se i kanë mundur serbët, që serbët janë të gjunjëzuar dhe që duhet të fitojnë gjithcka që imaginojnë dhe nuk shohin hapësirë për asnjë lloj kompromisi me Serbinë dhe serbët për këtë cështje.

Serbët nga ana tjetër në besim të mirë dhe masë të madhe e shohin se shqiptarët asesi nuk mund të arrijnë legjitimitet ligjor në asnjë mënyrë pa Serbinë, pa Rusinë e Kinën në Kombet e Bashkuara. Gjithashtu në Serbi një pjesë e madhe e publikut konsideron se konflikti i ngrirë është zgjidhja më e mirë më të cilën, sic e dini, nuk pajtohem në mënyrë absolute dhe këtë e them në cdo vend. Kur shikoni në mes të dëshirës që të jetë absolute një territor serb dhe të jetë një konflikt i ngrirë dhe dëshirave që kjo të jetë e tëra shqiptare, e serbëve të mos u takoj asgjë unë mendoj se këtë ne duhet ta shikojmë dhe ta shtrojmë në një mënyrë tjetër dhe të jemi shumë më real dhe racional edhe njëra edhe pala tjetër.

Edhe shqiptarët duhet të futen në këpucat serbe në një ditë dhe serbët duhet të mbathin këpucët shqiptare dhe kjo është ajo që unë them cdo ditë dhe për asgjë nuk e kam ndryshuar qëndrimin dhe rrëfimin tim për shkak se flas për një media shqipatare apo flas me Ju dhe kjo është ajo që seriozisht mendoj.

Dhe nëse më pyetni nëse të gjithë në Evropë pajtohen me mua unë do tu them që të gjithë pajtohen dhe askush nuk dëshiron të më mbështesë pasi të gjithë kanë interesat e shteteve të tyre që nuk do të thotë se nuk kam të drejt kur flas kështu. Të gjithë mendojnë se gjithcka që flas është e vërtetë. Kjo është sikurse kur flisni për marrëveshjen e Brukselit dhe të gjithë e dinë që ne kemi përmbushur gjithçka, e që shqiptarët e Prishtinës nuk kanë plotësuar asnjë obligim të vetëm që kanë patur./OPINION.AL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet