Vuçiç: Nuk i shmangem bisedimeve! Të arrihet Asociacioni i komunave serbe, pastaj më ftoni në Bruksel për gjithçka tjetër

Vuçiç: Nuk i shmangem bisedimeve! Të arrihet Asociacioni i komunave serbe, pastaj më ftoni në Bruksel për gjithçka tjetër

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar sot se në bisedimet në Bruksel për gjithçka tjetër do t’i vazhdojë vetëm pasi të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe. Aleksandër Vuçiç ka komentuar njoftimin e Jozef Borellit se do ta ftojë atë dhe Kurtin në Bruksel për të shtyrë siç tha ai “planin” evropian për Kosovën.

“Asnjëherë nuk jam shmangur bisedimeve për asgjë, apo ndonjë çështje, së pari asociacioni i komunave serbe nëse mendoni të më ftoni në Bruksel, për të më bindur të them asociacioni i komunave serbe njëkohësisht me nuk e di se çfarë ose pasi nuk e di çfarë, mos më thirrni, më thirrni për turizëm dhe nuk jam i interesuar, kam qenë në Bruksel 200 herë, nuk jam i interesuar të shkoj në turizëm, kështu që nëse më thirrni, më njoftoni se e kanë dorëzuar Asociacionin e komunave serbe, kur ta dorëzojnë, do të vij të diskutojmë gjithçka tjetër”, tha Vuçiç.

I pyetur nga një gazetar që të komentojë faktin se Albin Kurti ka numëruar se janë 11 kryetarë komunash në Serbinë qendrore që nuk janë të kombësisë serbe dhe se Serbia nuk u jep atyre asociacine kombëtare, Vuçiç tha se kjo është “marrëzi dhe pafytyrësi”.

“Marrëzi dhe vrazhdësi, por nuk do të flas më për këtë, ai do të donte të barazonte statusin juridiko-politik shtetëror të Republikës së Serbisë me atë që ai e quan Republika e Kosovës, por njerëz ne jemi duke biseduar pikërisht sepse nuk është njësoj, nuk ke çfarë të flasësh ti për Serbinë qendrore, ne kemi një temë për të folur dhe kjo është e vetmja temë në tryezë”, tha Vuçiç.

Lidhur me deklaratën e kryetarit të kuvendit Kosovës, Glauk Konjufca, se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është i pamundur, presidenti tha se Konjufca ka thënë vetëm atë që mendojnë të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Prishtinë.

“E di që nuk planifikojnë ta formojnë AKS. Dhe tani të shohim se çfarë do të bëjnë amerikanët, evropianët dhe të gjithë të tjerët”, theksoi presidenti.

Ai tha se nëse mendojnë të diskutojnë për diçka seriozisht, atëherë Asociacioni i Komunave Serbe duhet së pari të zbatohet në përputhje të plotë me katër marrëveshjet tashmë të nënshkruara dhe të pranuara në Bruksel./KosovaPress

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital