Vuçiç në Francë, takim 'kokë më kokë' me Macron: Do kërkoj mbështetje për Mini-shengenin dhe integrimin e rajonit në BE

Vuçiç në Francë, takim 'kokë më kokë' me Macron: Do kërkoj mbështetje për Mini-shengenin dhe integrimin e rajonit në BE

Ashtu sikurse paralajmëroi një ditë më parë në konferencën për shtyp të mbajtur në Ohër në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të jetë në Francë për të takuar në homologun Emmanuel Macron.

Sipas mediave serbe, vizita e Vuçiç në Paris do të zgjasë deri më 13 Nëntor, pikërisht mbrëmjen kur do të marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga Macron për të pritur krerët e disa shteteve pjesë në organizata ndërkombëtare.

Në ditën e dytë të vizitës së tij atje, Vuçiç do të takohet me Macron dhe do të marrë pjesë në hapjen e Forumit të Dytë të Paqes në Paris.

Gjatë fjalës së tij në Ohër, Vuçiç tha se do të kërkojë mbështetje për krijimin e mini-Shengenit ballkanik, por edhe për mbështetjen e vendeve fqinje në rrugën Europiane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sulo: 11/11/2019 12:19

    Shiko mos gjen edhe ate gomarin tone andej he te keqen

    Përgjigju
    • Hahahs: 11/11/2019 16:48

      O sulo je me te vertet i madh.hahahahaha

  • Vergonia: 11/11/2019 12:02

    ..ja Mikron_Pa maske..,filo Serb

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit