Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga partia pas zgjedhjeve presidenciale: 10 vjet në krye janë shumë

 Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga partia pas zgjedhjeve presidenciale: 10 vjet në krye janë shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh kandidat i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet presidenciale të 3 prillit, paralajmëroi se do të japë dorëheqje nga kryesimi i SNS-së, pas zgjedhjeve.

“Unë do të jem aty gjatë zgjedhjes së Qeverisë dhe me siguri do të ndikoj, aq sa është e mundur, në dukjen e Qeverisë. Pastaj, do të largohem nga lidershipi i partisë”, tha Vuçiç për të përditshmen serbe Politika.

"Dhjetë vjet në krye të partisë është një periudhë e gjatë", tha ai. Ky pozicion nuk është në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për Rusinë.

Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur më 2 mars, Serbia, megjithatë, i është bashkuar dënimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Vuçiç, po ashtu, tha se paqja në Ballkanin Perëndimor nuk është e rrezikuar, por shtoi se duhet pasur kujdes për ta ruajtur atë.

“Nuk mund të them se paqja është e rrezikuar, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ruajmë me kujdes. Ndoshta është më mirë ta përkufizoj kështu”, tha Vuçiç.

“Është një periudhë, gjatë së cilës SNS-ja nuk ka humbur askund. Është e pabesueshme dhe është koha që të tjerët t’i përkushtohen kësaj”, tha ai.

Ai i mohoi informacionet se vendi i tij do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që do të mbahen në Serbi, më 3 prill.

“Unë nuk ia kam thënë këtë kurrë askujt. Kam biseduar me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në prani të njëzet personave, por ajo nuk ka dëgjuar diçka të tillë nga unë. Janë njëzet dëshmitarë, dhjetë nga Gjermania dhe dhjetë nga ana jonë. Unë kam thënë saktësisht këtë: Nuk ju ofroj garanci për sanksione, pikë; ndërsa për paqen në Ballkan, sa i përket Serbisë, unë ju ofroj garanci”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Serbia është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt./ REL

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cavhd: 01/04/2022 01:58

    O Vucicke, po ike nga partia do shkosh ne burg. Kete e di mire ti. Pak a shume si edvin chari je. Ti do e shijosh me shume burgun ama.

    Përgjigju
  • Arbërori: 31/03/2022 13:15

    Kujt i intereson për këtë klyshin e Millosheviqit dhe Putinit fashist…!!!

    Përgjigju
    • Csbsj: 01/04/2022 01:57

      Pershendetje per komentet e spikatura qe ben. Shpresoj qe te na realizohet se shpejti endrra e perbashket qe kemi o vella.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë

Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë