Në një intervistë për një televizion serbë, presidenti Aleksandër Vuciç paralajmëroi një ofensive të re nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

‘Albin Kurti është një njeri pa fjalë dhe nder, veprimet e të cilit nuk mund të analizohen në mënyrë racionale. Ai dëshiron vetëm të jetë Enver Hoxha i ri apo Volodymyr Zelensky, pres që në vijim të intensifikojë terrorin ndaj serbëve.’- tha Vuçiç.

Për Vuçiç, Perëndimit nuk i intereson kur kërcënohen të drejtat e serbëve në Kosovë. Ai pyeti Berlinin, Brukselin dhe Uashingtonin se pse Dushan Obrenoviç është ende në paraburgim, kur sipas tij video përgjimet e dokumentojnë pafajësinë e tij.

‘EULEX-i monitoron 109 raste të serbëve të arrestuar, 11 në periudhën e fundit kanë qenë në paraburgim. Ka njerëz që kanë qenë në paraburgim për dy vjet, pa asnjë bazë dhe pastaj thonë se është sundim i ligjit’- u shpreh Vuçiç.

Në intervistë Vuçiç tha se deklarata e Policisë së Kosovës se detyroi djalin e tij Danilo të hiqte bluzën ku shkruhej “Dorëzimi  nuk është opsion”, është gënjeshtër.

“As fanellën e as flamurin serb, sa të jetë gjallë, nuk ia dorëzon askujt”, tha presidenti serb.

Ai theksoi se nuk është e vërtetë që Danilo ka shkuar në festën e Vidovdanit për të provokuar, pasi që ka 13 vjet që shkon atje dhe asnjëherë nuk ka ofenduar askënd dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të shëmtuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Vuçiç i quan terroristë policët dhe ushtarët e Kosovës: Ku e gjejnë turqit dhe të tjerët të drejtën që t'i armatosin?

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç i ka quajtur terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës dhe FSK-në.

Duke komentuar vendimin e Qeverisë së Kosovës që i shpalli terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe komponenen e saj “Brigada e Veriut”, Vuçiç mori shembullin sikur Serbia t’i shpallte terroriste njësitet speciale të Policisë së Kosovës. Sipas tij, Perëndimi do të kërkonte menjëherë sanksione.

“Ata janë në fakt terroristë, ashtu si FSK-ja. Më thoni, ju lutem, sipas cilit akt ndërkombëtar mund të ekzistojnë, pasi NATO thotë se bazohet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me çfarë akti i e gjejnë turqit dhe të tjerët të drejtën që t'i armatosin? Me çfarë të drejte?”, pyeti Vuçiç dhe më pas u përgjigj vetë.

“Atyre nuk u intereson shumë, ju e dini se çfarë thonë gjermanët, amerikanët dhe të tjerët – ‘epo sipas të drejtës sonë, të drejtës së më të fortëve, ju jeni një Serbi e vogël që të mund të kërkoni të drejtën’. Kështu thonë ata. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruhet askund”, tha Vuçiç. Express