Vuçiç për mediat franceze: Zgjidhja e problemit me Kosovën është jetike për Serbinë

Vuçiç për mediat franceze: Zgjidhja e problemit me Kosovën është jetike për Serbinë

Aleksandar Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nëse arrihet paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë gjithçka bëhet e lehtë për Ballkanin.

Gjatë një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde” , Vuçiç ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës është jetike për Serbinë.

“Bëhet fjalë për fatin e qindra e mijëra njerëzve, për konfliktin shekullor territorial. Është jetike, nëse çështja nuk zgjidhet, Serbia nuk do të ketë të ardhme”, ka theksuar Vuçiç, transmeton lajmi.net.

Nga ana tjetër, ai ka thënë se nëse arrihet paqe ndërmjet dyja vendeve gjithçka është e mundur për Ballkanin.

“Në fund të gjithë duhet të bëjnë lëshime. Ne jemi të gatshëm për të folur në lidhje me çdo gjë që mund të na çojë në zgjidhjen e një kompromisi. Shumë njerëz në vendin tim madje shumica e bashkëqytetarëve të mi janë që ky konflikt të mbetet i ngrirë. Ata janë duke pritur për një mrekulli që të vijë nga Rusia, Kina, India. Unë kurrë nuk i kam inkurajuar për këto pikëpamje”, është shprehur Vuçiç.

Sipas tij, zgjidhja e konfliktit rritë stabilitetin dhe zhvillon ekonominë. Mirëpo, Vuçiç thekson se zgjidhja duhet të jetë e drejtë përndryshe serbët do të ndihen të turpëruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë