Vuçiç: Serbia, arenë e një lufte mes lindjes e perëndimit! Mos luani me një konflikt në rajon

Vuçiç: Serbia, arenë e një lufte mes lindjes e perëndimit! Mos luani me një konflikt në rajon

Presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiç

Serbia është shndërruar në një arenë lufte të fshehte mes Lindjes dhe Perëndimit. Kështu ka deklaruar presidenti Aleksandër Vuçiç, ndërsa Beogradi kërkon të mbajë balancën delikate mes ambicies për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe lidhjeve me Rusinë dhe Kinën.

‘Ju keni një luftë të fshehtë të fuqive të mëdha që po zhvillohet në Serbi përmes lojtarëve politikë, sektorit joqeveritar në të dyja anët, mediave dhe organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, dhe ju mund ta shihni atë çdo ditë, në çdo mënyrë”, deklaroi Vuçiç.

Gjatë një interviste për Reuters, Vuçiç iu rikthye akuzave ndaj Kosovës duke pretenduar se pala shqiptare nuk po kërkon një kompromis në procesin e dialogut. Nga zyra e tij në Beograd, ai tha se Prishtina po imponon planet e saj me mbështetjen e perëndimit.

“Kam frikë se ata nuk duket se duan një bisedë serioze apo një dialog serioz, por se ata më tepër mendojnë se mund të arrijnë atë që duan duke e imponuar atë në fund të ditës, me pak ose shumë mbështetje. Kësaj radhe kjo nuk do të ndodhë dhe do të shohim se cili do të jetë rezultati. Besoj se ato vende që po mbrojnë të ashtuquajturën pavarësi të Kosovës do ta bindin regjimin e Prishtinës që të mos luajë me një konflikt në një rajon, i cili sigurisht është plot probleme”, shtoi presidenti serb.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se javët të vazhdim do të ketë bisedime intensive me Bashkimin Europian dhe SHBA për të zgjidhur çështjen e targave të makinave me Kosovën. Sipas vendimit të qeverisë së Kosovës në 1 shtator hyn në fuqi vendimi për reciproicitetin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia që kanë akronimet e qyteteve të Kosovës.

Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet të pajisen me targa te Republikës së Kosovës, RKS. Të shtunën Kosova dhe Serbia u dakordësuan mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve të dy vendeve, duke shfuqizuar përdorimin e dokumenteve të posaçme hyrëse – dalëse, dhe duke lejuar lëvizjen me ID e shteteve përkatëse.   

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 30/08/2022 15:25

    Prit sa ta thyejne hunden njeher…pastaj dil dhe bej si trim.

    Përgjigju
  • Arbërori: 30/08/2022 11:11

    O fashist qetnik i vockël je , ti e ke në dorë vllaun tënd Edvin shkjaun shqipfolës e sa për luft qik pa provoje o bir qeni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase