Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka thënë sot se shteti i tij do të përballet me presione të shumta nga njerëz që siç thotë ai, kanë për qëllim dobësimin e pozicionit të Serbisë në dialogun me Kosovën.
Madje sipas Vuçiç, akterë brenda dhe jashtë Serbisë po mundohen që ta dobësojnë pozitën e shtetit serb, dhe në këtë mënyrë sipas tij të pamundësojnë arritjen e një marrëveshjeje. Ai këto deklarata i bëri duke komentuar kritikat e ish-ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sa për deklaratat e politikanëve të tjerë, të cilët e akuzojnë shtetin e tyre dhe që për qëllim e kanë dobësimin e Serbisë para Brukselit, nuk mendoj se janë një rastësi.
Aleksandar Vuçiç
Sipas tij, Jeremiç me aktin e dërgimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka punuar kundër shtetit serb dhe në këtë mënyrë duke përsëritur deklaratat e tij Vuçiç tha se ky veprim i ka dhënë vulën pavarësisë së Kosovës.
Për këtë arsye, do të ketë presione nga të gjitha anët, për të cilat jam duke folur tash e një kohë të gjatë, nga brenda dhe nga jashtë shtetit tonë me qëllim që të dobësohet pozita jonë dhe mos të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje.
Aleksandar Vuçiç
Madje sipas tij, nga çfarëdo këndvështrimi të shihet kjo situatë, mund të dallohet se pozita nuk është në favor të Serbisë. Ndryshe, polemika mes Vuçiç e Jeremiç ka tashmë qe një kohë të gjatë, me deklaratat e këtij të fundit se presidenti serb është duke i ofruar Kosovës ulësen në OKB.
Komente





