Vuçiç: Serbia është e përkushtuar për zgjidhje kompromisi me Kosovën

Vuçiç: Serbia është e përkushtuar për zgjidhje kompromisi me Kosovën

“Serbia është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës"

Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandër Vuçiç në 75 vjetorin të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 

Vuçiç tha se vendimi i njëanshëm i Prishtinës për të shpallur pavarësinë ka rrezikuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe të gjithë rajonit.  

Presidenti serb në vazhdim gjatë viteve të fundit ka folur për një zgjidhje kompromisi për Kosovën mirëpo pa dhënë detaje se çfarë parasheh kompromisi sipas tij

Më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serb Aleksander Vuçiç nënshkruan një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.

Ndërkohë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian  ka rifilluar më 16 korrik. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët