Lufta në Gaza/ Vritet një 13-vjeçar palestinez në Jenin; Izraeli kundërshton paralajmërimin e OKB-së për rrezikun e urisë

Lufta në Gaza/ Vritet një 13-vjeçar palestinez në Jenin; Izraeli kundërshton paralajmërimin e OKB-së për rrezikun e urisë

Lufta në Gaza

Një 13-vjeçar palestinez është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë një bastisjeje ushtarake izraelite në Qabatiya, në jug të Jeninit, në Bregun Perëndimor.

Këtë e raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar drejtorin e spitalit al-Razi në Jenin.

Fawaz Hammad, është emri i 13-vjeçarit, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të shkaktuara nga plumbat.

Burimet lokale, të cituara nga Wafa, konfirmuan se ushtarë të shumtë të ushtrisë izraelite hynë në Qabatiya dhe disa në një shtëpi, duke vendosur snajperë në çati. Dëshmitarët flasin për një përplasje të dhunshme. 

OKB ka paralajmëruar një rrezik të mundshëm dhe të afërt të urisë në Gazën veriore. Diçka e tillë është kundërshtuar nga Izraeli. Ata argumentojnë se raporti për sigurinë ushqimore në Gaza përmban të meta të shumta faktike dhe metodologjike.

Sipas autoriteteve të shtetit hebre nuk ka të dhëna në lidhje me sasinë e ujit në dispozicion për frymë në Rripin e Gazës. Izraeli hedh poshtë çdo akuzë se po vuan qëllimisht nga uria popullësinë civile të Gazës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Media: Nesër në Kajro rinisin negociatat mes Izraelit dhe Hamasit

1711819351_tryjteyjteyjrtyj.JPG

Nesër në Kajro (31 mars 2024) do të rifillojnë negociatat mes Hamasit dhe Izraelit për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Kjo është raportuar nga televizioni egjiptian “Al Qahera Neës”, si dhe ai izraelit “Haaretz”.

Izraeli pezulloi më parë negociatat pas votimit të rezolutës nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, i cili bëri thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të luftës deri në fund të Ramazanit.

Ora 15:44
Ushtria izraelite hedh poshtë akuzat e Libanit: Nuk kemi goditur asnjë makinë të OKB-së

1711810427_ehewheheheh.JPG

Dron izraelit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë mohuar se ndonjë nga dronët e tyre ka goditur një ndonjë automjet që mbante personelin e OKB-së në zonën Rmesih, në jugun e Libanit.

“Ndryshe nga sa u raportua, sot në mëngjes, IDF nuk sulmoi një automjet OKB-së në zonën e Rmeishit”, thuhet në përgjigje të lajmit të përhapur nga mediat libaneze.

Ora 15:30
Liban/ Media: Izraeli sulmoi me dron autokolonën me makina të OKB-së

 

1711809817_wgqewgrergegew.JPG

Burime libaneze thanë për “ANSA” se sulmi në jugun e Libanit ndaj vëzhguesve të OKB-së nga misioni UNTSO, u krye nga një dron që ndoqi kolonën e automjeteve, të cilat kishin logo masive të OKB-së.

“Tre vëzhguesit dhe përkthyesi i tyre libanez kishin zbritur nga automjetet në afërsi të Rmeishit – thonë burimet – kur dëgjuan dronin dhe shpejt u kthyen brenda dy fuoristradave”.

Në atë moment, thonë ata, droni lëshoi ​​një raketë në drejtim të autokolonës. Një nga të plagosurit u dërgua me helikopter në spitalin Saint George në Bejrut.

Ora 15:28
Lufta në Gaza/ Afro 33 mijë palestinezë të vrarë dhe mbi 75 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

1711809015_hterhrhterthter.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 32,705 palestinezë kanë humbur jetën si pasojë e luftës me Izraelin që nga 7 tetori i vitit 2023.

Po ashtu, institucioni palestinez bën me dije se 75,190 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ashpra izraelite.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës