Kur kanë ngelur vetëm 4 ditë nga mbajtja e takimit të Uashingtonit, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ështe takuar privatisht me të dërguarin e BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajčák.
Ata u takuan në Bled të Sllovenisë dhe temë qëndrore e diskutimit raportohet të kenë qënë takimet e ardhshme në Uashington dhe Bruksel.
Përpara takimit me Lajcak, presidenti serb zhvilloi një bisedë telefonike edhe me kancelaren gjermane Merkel, në lidhje takimin e 4 shtatorit.
Ndërkohë që Marko Gjuriç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, deklaroi se ekipi negociues që do të shkojë në Uashington më 4 shtator për bisedime me delegacionin e Prishtinës, do të ketë gati projekte konkrete ekonomike, propozime për projekte infrastrukturore, mbështetje për të rinjtë, fermerët dhe bizneset.
Sipas tij delegacioni serb do të bëjë gjithçka për të shmangur tërheqjen Serbisë në lojërat gjeopolitike të fuqive të mëdha, por ai vlerësoi se surprizat janë të mundshme. Paraditen e së hënës është dhënë njoftimi se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti është nisur drejt SHBA.
Përpara takimit, të së premtes delegacioni kosovar pritet të zhvillojë edhe takime tjera me zyrtarë amerikanë.
Kryeministri kosovar, Avdullah Hoti drejt SHBA-ve ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, koordinatori shtetëror për dialog.
Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesë të këshilltarit për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.
Pas takimit të Uashingtonit, një takim tjetër pritet të ndodhe në Bruksel, ku më 6 shtator takohen ekspertët e Kosovës dhe Serbisë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.3%
-
Jo
63%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 525
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Inaugurimi i Trump/ Nesho: Pritet të ekzekutohen 200 dekrete, presidenti i ri, vizionar! Kërkon që Europa të ridimensionojë sigurinë e saj
20 Janar, 15:05
-
Basha me Sekretarin e Thesarit të Trump: Një epoke e re ekonomike po fillon
20 Janar, 12:55
-
SHBA/ Uashingtoni shton masat e sigurisë pas sulmeve në Nju Orlins dhe Telsa! Më 20 janar betimi i presidentit Trump
4 Janar, 15:53
-
NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis
27 Dhjetor 2024, 13:53
-
NBA/ Fitojnë Cleveland dhe Thunder, Boston 'K.O'! Zhgënjejnë Lakers dhe Golden State
24 Dhjetor 2024, 09:58
-
Evi Kokalari demaskon Berishën: Mos e zë më në gojë Trump, solle degjenerata në Washington e pretendon se bashkëpunon me Republikanët
13 Dhjetor 2024, 09:56
-
Basha nga takimi i IDU në SHBA: Shqipëria ka nevojë jetike partnerët e saj! Adresim i sfidave të sigurisë, luftim i korrupsionit dhe lidhjet e politikanëve me krimin
6 Dhjetor 2024, 17:37
-
NBA/ Cleveland dhe Oklahoma fitore me shije kreu, Golden State harron suksesin
4 Dhjetor 2024, 12:34
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor 2024, 22:16
-
Votimi i hershëm në SHBA, votojnë mbi 48 milionë qytetarë! Digjen 2 kuti me vota në Oregon e Washington
29 Tetor 2024, 21:49
-
Sejko në Uashington, takim me shefin e FMN-së për Shqipërinë: Inflacioni është në nivelet më të ulëta
26 Tetor 2024, 10:03
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45