Vuçiç: Votuam nën presion për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Vuçiç: Votuam nën presion për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së

Presidenti Aleksandar Vuçiç

Serbia ka dashur të abstenojë nga votimi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara, por për shkak të presionit u vendos që të votojë pro rezolutës, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

OKB-ja vendosi të enjten, më 7 prill, të pezullojë Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për shkak të raportimeve për krime në territoret e pushtuara në Ukrainë.

‘Vendimi ynë ka qenë që të jemi të përmbajtur, dhe pastaj vijnë presione të panumërta, të rënda që nuk kanë të bëjnë me anën personale. Askush nuk më ka ardhur dhe nuk më ka thënë, as më ka shantazhuar, por po shantazhojnë vendin... Thoshin ‘A e dini se sot apo nesër do të vendoset nëse do të përjashtohemi [Serbia] nga pakoja e sanksioneve [e Bashkimit Evropian] për naftën”, tha Vuçiç në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) të enjten, më 7 prill.

Siç shpjegoi Vuçiç, Serbia është një vend neutral ushtarakisht, por jo politikisht.

‘Serbia është në rrugën evropiane. Ne jemi një shtet neutral ushtarakisht, por nuk jemi një shtet politikisht neutral, ne jemi në rrugën evropiane’, shtoi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë tha se kërcënimi me sanksione dhe ndalimi i rrugës evropiane po “rri pezull” mbi Serbinë, për shkak të qëndrimit të Beogradit ndaj Moskës.

‘Më pëlqen Perëndimi, e dua shumë Rusinë, por Serbinë e dua më së shumti në botë’, tha Vuçiç, duke theksuar se Serbia është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Bashkimi Evropian vazhdimisht i ka bërë thirrje Serbisë që të përshtatë qëndrimet e saj me ato të bllokut evropian, sa i përket sanksioneve ndaj Moskës.

Pavarësisht se Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, me 2 mars votoi një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënonte pushtimin rus të Ukrainës që nisi më 24 shkurt./ REL

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 09/04/2022 10:48

    Edhe ti me Ramen mbas Putinit do perfundoni o kurvat e ballkanit..

    Përgjigju
  • shaban: 08/04/2022 12:54

    Asamblea e OKB edhe pa voten e Serbise hudhjen e Rusve do e bente..por te mos mashtrue si gjithnje..i vetmi shtet europjan qe nuk ka kurfar sakcione kunder Rusise eshte Serbia,i vetmi vende qe mbane linje te rregullte aeroplani jane po keta..nese e ka seriozisht le ti fut sankcione Rusise ..

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/04/2022 10:10

    Ok ore gjakpirës fashist , ti je i njejti kriminel lufte ! Kujt po i shet mend ti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç