Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bën me dije se ka biseduar sot në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin tha se e ka informuar për aktualitetin në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan, në siç tha ai, përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç shton se kanë biseduar për çështjet rajonale dhe se janë pajtuar që paqja dhe stabiliteti nevojiten më shumë se kurrë.
‘Bisedë konstruktive me Presidentin e Turqisë. E informova për ngjarjet aktuale në Kosovë dhe kronologjinë e ngjarjeve që çuan në përshkallëzimin e dhunës ndaj komunitetit serb në Kosovë’- shkruan ai.
Lajmi kryesor:
Vuçiç: Do të kërkojë seancë për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së








