Vula e PD-së i kaloi Berishës/ Denis Minga në 'Përballje': Fitore si e Pirros! Edhe vetë e di që karriera i ka ardhur në fund

Vula e Partisë Demokratike i kaloi përfundimisht grupimit të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Rithemelimi.

Gjykata e Apelit ditën e sotme la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri për të njohur si parti legjitime PD-në e Berishës dhe Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.

Analistët dhe gazetarët Denis Minga dhe Ilir Babaramo diskutuan në Përballje në Report Tv lidhur me atë se çka pritet të ndodh këtej e tutje me opozitën dhe rikonfirmimin e Sali Berishës.

Minga shprehet për Rovena Nezirin se duket se ka pasur edhe një tërheqje të Bashës nga procesi dhe nuk ka insistuar për vulën.

'U morëm shumë më Flamur Nokën apo protestën, aty lajmi kryesor ishte zëvëndësimi i grupit të Lulzim Bashës në parlament me grupin e Bardhit, ku zoti Bardhi lexoi listën dhe u lexua nga zonja Nikolla. E gjithë PD e Bashës në parlament u shua brenda një seance. Kjo që ndodhi mund të ishte një lloj preludi i asaj çka mund të ndodhte sot.

Më në fund gjykata e Apelit i ka dhënë zgjidhje asaj çka ndodhur brenda PD. Vendimi ishte i pritur. E rëndësishme që PD ta kishte të zgjidhur këtë dilemë. Një tjetër elementë asnjë nga deputetët e Bashës nuk ishte i pranishëm. Edhe vetë grupi i Bashës duket sikur e kishte pranuar. Një vendim që duket sikur është edhe me bekimin e Bashës në heshtje. Me shumë gjasa ka shkuar në pushime. Duket sikur nuk e kishte dëshirën për ta mbajtur PD.

Fitorja ka për të qenë si fitorja e Pirros, fitoi vulën por çështje kohe që do largohet nga drejtimi. Edhe në parlament e vetmja gjë që nuk u pranua nga zonja Nikolla është emri i zotit Berisha. Edhe vetë Berisha e di që karriera e tij ka ardhur në fund', tha Minga.

Ndërsa Babaramo e sheh si një vendim që pritej të jepej, kjo pasi edhe prej dy vjetësh grupimi i Berishës kontrollon opozitën dhe PD-në.

'Ishte një vendim i pritshëm për shumë arsye. Prej dy vjetësh është e qartë se kush kontrollon strukturat në bazë, ky vendim ishte formalitet. U konfirmua ajo që në politikë, dhuratat, qyli nuk shkon përjetësisht. Do të duhet për betejat e pazhvilluar për të gjithë rrethanat që i je shmangur të kthehen në disfavor. Presim si do procedojë më tej opozita', shprehet Babaramo. 

Minga shton se tashmë e vetmja pikëpyetje është Berisha, nëse ai do tërhiqet për të hapur garën në PD-në.

'Arsyen më të madhe të kësaj që ndodhi e shoh tek Basha. Ai nuk e donte këtë betejë. Tek çështja e Zhukrit ka pasur shumë parregullësi. Mesa duket edhe gjykata nuk ka dashur të dalë jashtë rrymës. Shumica ishte tek Berisha. Basha nuk ishte njeriu që e donte PD-në. Si thuhet në futboll, e ka lënë ndeshjen vetë. Nuk 3e ka shqyrtuar çështjen në themel për dy orë. Ka marrë vendimin më të kollajshëm lënien në fuqi të shkallës së parë. Ti hyje në themel do duheshin ditë të tëra. E rëndësishme, PD ka tashmë drejtimin e saj. E vetmja pikëpyetje është fati i Sali Berishës. Besoj se ai do ta zgjedh fatin duke lënë PD-në duke hapur garën', shton Minga.

Babaramo vijon më tej argumentin duke theksuar rëdësinë e një të djathte më pluraliste e cila përbashkon figura.

'Gjykatat shqiptare kjo çështje ka vite e vite që qarkullon. Më duket banale që një çështje politike të zgjidhet në mënyrë juridike. Nuk kemi një çift që po ndahet dhe po përcaktojnë kujt i përket aneksi, tualeti. Është  edhe perceptim politik. Duhet të ndahet kjo parti është e një njeriu që e ka kaluar gjithë jetën qyl duke gënjyer të vetët që është ambasada që vendos që nuk e do Berishën, që do na japë vulën. Për çfarë të duhet ajo vulë, piji lëngun. Është një situatë pak absurde, të detyrohet partia e parë pas shembjes së komunizmit të kthehet tek një nga themeluesit e saj që është 80 vjeç në arrest shtëpie, është anomali. Ata që janë anëtar të kësaj partie të pranojnë të kenë kryetar. Ky është realiteti.

Me Berishën nuk fitojnë dot zgjedhje kjo është një zgjidhje. Por edhe pa Berishën në PD edhe kjo do ishte situatë absurde. Kur të mos jetë më Berisha brenda PD, nuk do mbetej më asnjë xham dhe dritare. Dikush do merrte një derë, karrige. I vetmi person që i bën bashkë njerëzit e strukturave është Berisha. Me të kandidat për kryeministër a mundet të fitojnë në 2025? Hajde të diskutojmë. Duhet një e djathtë plurale' thekson Babaramo.

Sakaq, Minga nuk e sheh fitues Berishën përballë Ramës edhe me vulë, pasi nevojiten figura të reja dhe të konsumuara.

'Jam i bindur që ka një bashkëpunim që Basha ta linte qoftë edhe atë 110 mijë vota që mori. Kishte një rrymë anit Berisha që nuk përfaqësohej nga Basha. Në vend që ta çonte përpara erdhi deri këtu, edhe sot është në heshtje. Vitet kanë treguar se nuk mund të nxjerrim dot partizëza që të bëjnë opozitë në vend. PD ka dominimin e opozitës në vend. Vendi ka nevojë për opozitë të fortë.

Shpresojmë të ketë një ringritje tej e tutje. Nuk mund të jetë kjo ringritje me Sali Berisha. Duhet një figurë e re. Si ai 28-vjeçari në Francë që mundi Macron. Me figura të vjetra nuk mund të jesh faktor ndaj Edi Ramës. Duhet një figurë tërësisht e re. Të mos jetë as Berisha, as Basha, as Meta, as Bardhi', vijoi më tej Minga.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?