Vula e veçantë, si ishte sporti i
tenisit para 1 shekulli në Shqipëri

Vula e veçantë, si ishte sporti i<br />tenisit para 1 shekulli në Shqipëri
Është vula e Klubit sportiv te tenisit, ne përbërje te Institucionit Herbert, te organizuar ne Tirane. Nga mbrapa ka vitin 1920, inicialet e prodhuesit ne Tirane, si edhe një shkrim disi te prishur. Unë jam marre me te ndonja tete, apo nëntë vjet me pare, vetëm për ta konservuar, por jo për ta restauruar. Vula është prej gome.

Ne atë kohe vulat prodhoheshin me lateks gome, te marre nga pema e kauçukut, butadien është përbërja kimike. Me kohe ka pësuar një deformim mekanik, i cili kërkon nje pune restaurimi, qe do te zgjasë ne kohe.

Vula eshte ne ruajtje ne sistemin e muzeumeve te Shqipërisë, ku duhet te jete dorëzuar ne vitin 1946. 

Lidhur me historinë, për te cilën ka hapësira për te kërkuar me shume, po i drejtohem asaj çfare ka botuar Z. Auron Tare më 15 mars 2008.

"Ne kete rast do te veçoja Aubrey HERBERT, një aristokrat anglez, oficer i Shërbimit Inteligjent Ushtarak me qendër ne Kajro. Herbert, djali i dyte i Erlit IV Carnavon, ( vellai i tij Lordi Carnavon ishte zbuluesi i famshëm i varrit te faraonit egjiptian Tutenkhamun), vinte nga një familje shume e pasur dhe kishte eksperience ne Lindjen e Mesme. Fliste disa gjuhe përfshirë këtu arabishten por dhe shqipen. Herbert u angazhua shume ne fatin e Shqipërisë para dhe pas Luftës së Parë Botërore dhe dosja e tij ka një sere raportesh interesante mbi gjendjen e Shqipërisë para viteve 1920.."

Dhe nga korrespondenca: "Ledi Carnavon krijoi ne kujtim te te birit institucionin Herberet. Ne shtypin e kohës konfirmohet se institucioni dhe biblioteka qe hapi Ledi Carnavon kishte edhe një fushe tenisi, qe ishte përfshirë ne sipërfaqen e këtij institucioni...". Koloneli Herbert ishte i biri i Ledi Carnavon.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur