Tirane- Vendimi i Apelit për të kaluar vulën e Partisë Demokratike në duart e Sali Berishës, i cili krahas peshës së non gratës, ndodhet në arrest shtëpie prej 6 muajsh për korrupsion, ka futur në dilemë grupin që mbështet Lulzim Bashën: nëse duhet t’i bashkohen PD-së apo të përkrahin projektin e ri të demokratëve euro-atlantikë të ish-kryetarit, imazhin e të cilit tashmë e gjen edhe në zyrat me qira të tij, me një sklogan të ri, “Shqipëria meriton më shumë”
Në një intervistë për emisionin "Sot Live ne Shqiperi" ne Repor Tv Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun e PD-së, Edvin Kulluri hedh tezën e vijimit të partisë por me drejtim kolegjial, jo më të Bashës.
Ku jeni sot?
Ka tre rrugë që kanë mbetur.
Të pezullojmë aktivitetin politik.
Të bashkohesh me foltoren.
E treta të krijohet një parti serioze e djathtë me këtë strukturë që ishte që ka marrë 104 mijë vota e ka potencial të rritet me 200 mijë vota.
Rruga më e drejtë është kjo e fundit. Bashkim me Sali Berishën, nuk ka pasur e nuk do të ketë. Të lësh politikën nuk është opsion. Politika nuk është çështje personale, dhe as dëshirash të individit . Kush kërkon të merret me politikë duhet të vijojë duke reflektuar nga ajo që është bërë mirë dhe atë që është bërë keq.Mirë është bërë lufta për zbatimin e dy vendimeve të gjykatës Kushtetuese, listat e hapura dhe vota e emigrantëve.
E rëndësishme është që kjo parti të ketë një drejtim kolegjial. Ajo që ndodhi me gjyqin ka një përgjegjësi hirearkike dhe Basha ka përgjegjësinë më të madhe.
Duhet të bëhet patjetër një parti e qartë e djathtë, bazuar në progamin që u prezantua në qershor por duhet një drejtim kolegjial i partisë me një grup prej 3 – 5 vetash të luajnë rolin e kryetarit me kolegjialitet.
Nuk duhet të ketë një kryetar në këto kushte. Duhet një përgjegjësi më kolektive se individuale.
Po të shohim cështjen e PD-së Berisha-Basha – Basha-Berisha nuk ka çuar askund në vitet e fundit. Nuk u tregua vendosmëri të duhur për të bërë betejën politike që Sali Berisha kishte bërë me ne. Ne nuk e bëmë me të.
Ky është mendimi im. Basha mund të mos jetë dakord por më rezulton se një pjesë e madhe e degëve dhe anëtarët e kryesisë ndajnë të njëjtin qëndrim si unë pasi kemi diskutuar privatisht. Drejtimi në këtë mënyrë është më racionale. Duhet një përfaqësim më kolegjial e secili të shikojë rolin e tij. Dhe mbi të gjitha të reflektosh nga historia që të mos bëjmë gabime që kemi bërë më parë" tha Kulluri.
Kulluri fton dhe partitë e vogla të bashkohen. Ka dhe një mesazh sa i takon largimit të deputetëve, Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano
Uroj që Sali Berisha të ndjejë mëshirë e ti vërë në lista të sigurta fituese. Kam dyshim se nuk do të ndodhë. Është kalkulim i gabuar. Agjenda duhet të ecë përpara, me ose pa dy deputetë.