Vula tek Berisha, SHBA nuk i qaset non-gratave/ Luan Baçi: Po vërtetohet lobimi! Gazetari: Askush nuk habitet nga qëndrimi i ambasadës

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u shpreh se nuk ndryshonë mendim në lidhje me non gratat pavarësisht se vulën e Partisë Demokratike e mori përfundimisht Sali Berisha dhe Rithemelimi.

Në 'Studio Live' në Report Tv, deputeti Luan Baçi dhe gazetari Anri Bala debatuan lidhur me të ardhmen e PD-së dhe opozitës, teksa ndërkombëtarët nuk e qasin partinë më të madhe opozitare prej lidershipit non-grata.

Baçi shprehet për Arbër Hitajn se tashmë është vërtetuar se ka pasur një lobim për të shpallur non-grata Berishën.

'DASH dhe SHBA janë kampionët e demokracisë dhe PD i ka pasur shembull. PD ka qenë më pro amerikane, ndryshe nga socialistët janë të trashëguar që nga 1941 dhe kanë ndryshuar vetëm emrin. PD ka qenë ajo që arritjet më të madhe kanë qenë ën qeverisjen e saj me Sali Berishën. Anëtarësimi në NATO është arritja më e madhe në historinë e Shqipërisë. Me këmbënguljen e amerikanëve dhe mbështetje e qeverisë amerikane dhe të Sali Berishës. Vizitat e Berishës në SHBA dhe ndryshimi rrënjësor i PD në opozitës dhe shpallej non grata e Berishës kur nuk ishte as kryeministër as president, këto vite është vërtetuar që ka qenë një lobim, një sulm që i është bërë kryetarit aktual Berishës dhe kemi faktin e McGonigal. Është vërtetuar që ka pasur ndërhyrje për të dëmtuar figurën e tij. Bashën nuk e llogariste njeri fare', shprehet deputeti.

Ndërsa gazetarj Bala thekson se SHBA-të janë të qartë në qëndrimin e tyre dhe askush nuk është i habitur nga qëndrimi i tyre karshi non-gratave

'SHBA janë të qartë, e di dhe PD qëndrimin. Askush nuk është i habitur nga ambasada amerikane. Sa dëgjova nga zoti Baçi, në fillim tha që do ndryshoj Shtetet e Bashkuara. Në zgjedhjet lokale PD kandidoi me siglën e zotit Meta. Në kushtet sot, nëse PD nuk do merrte vulën besoj se Meta nuk do e qaste Rithemelimin në zgjedhjet qendrore', thotë gazetari.

Baçi dha edhe një koment lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për ta çuar çështjen e vulës në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit për t'ja kaluar vulën Sali Berishës dhe Rithemelit. Sipas tij, Basha do të vijojë punën për të dëmtuar Partinë Demokratike.

'Shumë kontradiktorë në ato që thotë. Mendoj do i iki koha. Dhe do ngelet pa njërën dhe tjetrën. Në këtë këndvështrim janë fjalë të Bashës. Punëdhënësit e tij e kanë vënë në punë, vazhdoje punën. Që të dëmtojë edhe më Partinë Demokratike. Nuk i ka ngelur më asnjë demokrat. Tre deputetë janë larguar. Është paguar për të bërë atë punë. Qëndrimi i tij e tregon qartë. Mendoj se do ngelet me dy apo tre deputetë', shprehet Baçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:16
Basha do bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, Luan Baçi në 'Studio Live': Punëdhënësit i kanë thënë vazhdo, që të dëmtojë PD-në

1718379125_studiolive.jpg

Luan Baçi i ftuar në Studio Live komentoi edhe rekursin e shpallur nga Basha për në Gjykatën e Lartë lidhur me vulën e Partisë Demokratike pas vendimit të Apelit që ia kaloi atë Sali Berishës dhe Rithemelimit.

'Shumë kontradiktorë në ato që thotë. Mendoj do i iki koha. Dhe do ngelet pa njërën dhe tjetrën. Në këtë këndvështrim janë fjalë të Bashës. Punëdhënësit e tij e kanë vënë në punë, vazhdoje punën. Që të dëmtojë edhe më Partinë Demokratike. Nuk i ka ngelur më asnjë demokrat. Tre deputetë janë larguar. Është paguar për të bërë atë punë. Qëndrimi i tij e tregon qartë. Mendoj se do ngelet me dy apo tre deputetë', shprehet Baçi.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Biku: 14/06/2024 20:11

    Imagjino te japi mend luan baci

    Përgjigju
    • Ben: 15/06/2024 05:29

      Ai po jep,ti o Bik thu imagjino.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri