Vula (vallja) dhe humbja, njëlloj janë

Vula (vallja) dhe humbja, njëlloj janë

Gëzimi, hareja, kënga dhe vallja e cila shoqëroi rithemeluesit pas marrjes së vulës, ishte vetëm fillimi, i asaj ç’ka do të ndodhë me atë parti para fushatës, pas saj, dhe  kur humbja e rradhës ti zhgënjejë. Mbetet i pandryshuar mendimi se “Berisha e meritonte vulën”. Dhe këtë e thonë ata që servilosen gjithë ditën deri në darkë poshtë ballkonit të tij, po ashtu edhe ata që presin hartimin e listave për deputetë. Ja dhe vula u kry ?  Po tani, çfarë ka mbetur akoma ? Natyrisht ka mbetur ribashkimi, riardhja e atyre mijëra vetëve që u larguan nga Berisha drejt Lulzimit. Mbetet rikuperimi i marrëdhënieve me SHBA, BE, dhe përgjithësisht me faktorin nderkombëtar. Dhe që të arrihen këto “objektiva”, padyshim duhet një punë dhe arritje të mëdha reformuese.

Duhet hapja e madhe e partisë (dhe jo me thirrje boshe), duhet rifreskimi i kupolës drejtuese (dhe jo me emrat dhe fytyrat e vjetëruara), duhet largimi nga dhuna, skenat e skenarët e saj (dhe jo me molotovë dhe shashka të hedhura në institucione dhe bulevarde), duhen futur ide dhe programe premtuese dhe jo, rifreskim i atyre të 12 viteve më parë, etj..etj. Dhe të arrihen këto, duhet të distancohen emrat e përfolur nga kupola drejtuese, ndryshe kjo PD, edhe pas nja 40 vitesh nuk vjen më në pushtet. mbaj mënd se, kjo PD, gjithmonë ka hedhur valle dhe ka kënduar dhe festuar gjithmonë para “pilafit”.

Festohet 4 orë para mbylljes së kutive të votimit, festohet kur shkarkohet ndonjë drejtor apo ministër, festohet kur Berisha mban ndonjë fjalim “pompoz” në Parlament dhe premton “rrëzimin e qeverisë Rama”, festohet kur Berisha del nga banesa dhe i drejtohet SPAK-ut, festohet pas çdo p;roteste të dhunshme, pasi u duket sikur morën pushtetin, etj..etj. Gjithmonë festë, këngë dhe valle, pa e ditur pse, si, qysh tek ? Të festosh fitoren e zgjedhjeve, apo çdo fitore tjetër, nuk ka asgjë të keqe, përkundrazi. Por të festosh rikthimin e vulës, kur vula nuk ndikon fare tek fitorja, por ndoshta më shumë tek humbja, kjo është paradoksale. Por ja që, në PD-në e Berishës, festohet, këndohet dhe hidhen valle, edhe kur nuk ka pse të festohet.

Madje atje festohet, edhe kur ka humbje, edhe kur ka fletë-thirrje nga SPAK-u, edhe kur jepet ndonjë  vendim nga DASH-i, dhe kjo mbetet veçantia e asaj partie. Kjo për faktin sepse, të gjithë mendojnë se “Berisha mund ti risjellë edhe njëherë në  pushtet, për të mbushur thasët me para. Ish-ministrat, ish-drejtorët, e akuzuar për pasurim me forma kriminale, nga dje u janë bashkuar “banorëve të rrugicës”, pasi u duket  sikur  po vijnë në pushtet, tani që u rikthye vula. Ata shpresojnë futjen në lista të deputetëve, apo marrjen e ndonjë posti kur Berisha “të vijë në pushtet, pasi të rrëzojë Edi Ramën”.

Këto skena të bëjnë të gajasesh së qeshuri, kur mendon se sa larg, shumë larg, është kjo PD e Berishës, nga realiteti ku ndodhet sot vendi, qeverisja, dhe shqipëtarët. Të mendosh sot se, mund të fitosh pushtetin përballë Edi Ramës dhe shumicës së shqipëtarëve, kur nuk fiton dot përballë anëtarësisë së partisë tënde, është idiotësia më e madhe që mund ti ndodhë një force politike të rrënuar. Të paktën, kënga dhe vallja, nuk do t’ju mungojë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje