Vulin fyen: Ata që më penguan
në Gjakovë nuk ishin njerëz
Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit për t'u futur në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur aq sa ka fyer
BEOGRAD - Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin pas dështimit për të hyrë në Kishën Ortodokse në Gjakovë, ka mbetur shumë i inatosur aq sa ka fyer nënat, baballarët dhe familjarët e viktimave të luftës dhe të zhdukurve në Kosovë, të cilët protestuan para kishës.
Ai ka thënë se ata “nuk janë njerëz”. “Ndoshta kanë qenë shqiptarë, nuk e di, por njerëz ju siguroj se nuk kanë qenë”, ka thënë Vulin për Radio Televizionin e Serbisë.
Kryekomunarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila për refuzimin e vizitës së Vulin u shpreh se "Serbia të kërkojë më parë falje e pastaj të vijë në Kosovë".
Ndërsa Vulin i ka bërë thirrje te komuniteti ndërkombëtar, që të punojnë më shumë për sigurimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ia ndaloi Vulinit vizitën në Gjakovë, njofton nëpërmjet një komunikate kjo ministri.
“Me qëllim të sqarimit te opinionit lidhur me kërkesën e Aleksander Vulin për të vizituar Republikën e Kosovës, përkatësisht komunat e Pejës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Graçanicës, dëshirojmë t’i informojmë se ministri i MPB-së, Bajram Rexhepi, më datë 3 janar 2014, ka marrë vendim për të refuzuar vizitën e Vulinit në Komunën e Gjakovës, e paraparë për datë 6 dhe 7 janar 2014”, thotë komunikata e MPB-së, ndërsa bashkëngjit letrën e ministrit Rexhepi drejtuar shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar”.
“MPB-ja siguron gjithë qytetarët e vendit se çdo vendim për lejimin apo moslejimin e vizitave të tilla merret me përgjegjësi shtetërore dhe institucionale, duke respektuar legjislacionin në fuçi dhe në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit.
Në këtë drejtim, MPB-ja fton autoritetet komunale në Gjakovë të mos krijojnë shqetësime dhe brenga për qytetarët, para se të njihen me realitetin, i cili është se Vulinit i është refuzuar kërkesa dhe nuk do të lejohet të vizitojë Komunën e Gjakovës”, mbyllet komunikata e MPB-së.
(Në foto: Një nga posterat që mbajtën qytetarët e Gjakovës në protestën kundër vizitës së Vulin). Deklaratën e Vulnit mund ta dëgjoni duke klikuar këtu: http://www.rts.rs/page/stories/sr/story/9/Politika/1489164/Vulin%3A+Neizbrisiva+mrlja+na+obrazu+Evrope.html
Marrë nga ZëriRedaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4353
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22