Vulin:Lista Serbe nuk do të lejojë
formimin e forcës së armatosu

Vulin:Lista Serbe nuk do të lejojë<br />formimin e forcës së armatosu
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se Lista Serbe nuk do të lejojë formimin e forcës së armatosur të Kosovës.

Lista Serbe i përfaqëson serbët e Kosovës në Qeveri dhe Kuvend.

Duke folur për gazetën beogradase Politika, Vulin tha se Qeverinë e Serbisë nuk mund ta bindë askush për formimin e ushtrisë së Kosovës.

"Nuk ka organizatë, nuk ka fuqi, nuk ka presion politik që na detyron të pranojmë formimin e një force të armatosur në territorin tonë, të një force të armatosur që do të ishte nën komandën e dikujt tjetër, të një force të armatosur që do të kërcënonte Serbinë qendrore dhe serbët në Kosovë", tha Vulin.

Ai shtoi se me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara është e përcaktuar se misioni i NATO-s, KFOR, është e vetmja forcë e armatosur që mund të ekzistojë në Kosovë.REL

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre