Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin e ka kthyer në diskurs termin e “botës serbe”, të cilin më nuk heziton ta ri përsërisë si synim.
Në një nga paraqitjet e fundit, Vulini tha se krijimi i “botës serbe” është “çelësi i mbijetesës” për popullin serb, transmeton Gazeta Express.
“Çfarë do të përfitonte Serbia nga anëtarësimi eventual në BE nëse kjo do të thoshte se ne duhet të heqim dorë nga e vërteta për popullin tonë, ta pranojmë gjenocidin e Srebrenicës, t’u kërkojmë falje kroatëve, se duhet të pranojmë se nuk kemi miq në Lindje, se duhet të largohemi nga Republika Srpska”, tha Vulin një intervistë për “Novosti”.
![]()
Serbia, sipas Vulinit ka nevojë për “botën serbe”, e cila shihet si kërcënim serioz për rajonin.
“Unë besoj fuqimisht në nevojën për ta krijuar një “botë serbe”, që serbët të jenë një popull i vetëm politik që merr vendime unike politike për çështjet kyçe dhe i formulon ato në Beograd. Ky është çelësi i mbijetesës sonë”, tha Vulin.
Ai shtoi se nuk beson në mundësinë e shpërthimit të një lufte të re në Ballkan, por sipas tij, “burimi më i madh i konfliktit” është politika e “Shqipërisë së Madhe”.
“A është e mundur që Viola von Cramon, Zagrebi, Prishtina, Podgorica, elementët islamikë në Sarajevë të na urojnë në fakt të mirën dhe prandaj e sulmojnë “botën serbe”? Nuk do të thosha. Të gjithë urojnë që të ketë sa më pak serb përtej kufijve të Serbisë dhe të mos ekzistojë ndikimi i Serbisë”, tha Vulin.
“Bota serbe” u përdor për herë të parë si term nga Vulini më 26 shtator 2020, kur ai ishte shef i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.
“Vuçiq duhet të krijojë ‘botën serbe’. Beogradi duhet të mbledhë të gjithë serbët brenda dhe rreth vetes, ndërkaq që presidenti i Serbisë është presidenti i të gjithë serbëve”, pati thënë Vulin.
Serbia qëmoti financon në mjediset me popullsi serbe në të gjitha vendet e rajonit. Gjatë vitit 2017, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ai i Republikës Serbe, entitetit brenda Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, kishin paralajmëruar miratimin e të ashtuquajturës deklaratë për mbijetesën e popullit serb në rajon.
Komente


Duket qe Vulin duke i rekomanduar Vucic krijimin e /botes serbe/ po luan rolin e tilleve si:Fritsch,Langbehn,Sorel,D'Anunnzio,Niche,Wagner,Fichte,Gentile,etj.Dihen boterisht pasojat qe shkatuan keta dhe te tjere ne bote:krijimi i fashizmit dhe nazizmit dhe ardhja ne pushtet i te tilleve si Musolini,Franco,apo Hitler.Le te shpresojme qe Vucic,pavaresisht se cfare do te kishte deshire,do te kete aq sens,sa te mos behet nje Milloshevic i dyte ne duart e Vulinit & Co.
Përgjigju