Vullkani Kilauea në Hawaii ende aktiv, shkatërron 87 shtëpi

Vullkani Kilauea në Hawaii ende aktiv, shkatërron 87 shtëpi

Vullkani Kilauea

Lava e Vullkanit Kilauea në shtetin e Hawaiit në SHBA, ka shkatërruar 87 shtëpi, transmeton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Hawaiit, Talamdge Mango, tha se llava nga vullkani Kilauea, ku ndodhin shpërthime që një muaj sot ka shkatërruar edhe 10 shtëpi.

Për shkak të lavave deri më tani janë shkatërruar 87 shtëpi.

Popullata paralajmërohet me "evakuim ose arrestim"
Zyrtarët për shkak të rritjes së shpërthimeve dhe shpejtësisë së lavës së vullkanit në javën e fundit, kërkuan nga popullata që të braktisin shtëpitë e tyre. Policia paralajmëroi duke thënë se "Nëse nuk i braktisni shtëpitë tuaja do të arrestoheni".

Po ashtu, njoftohet se në rajon kanë ndodhur edhe lëkundje të vogla të tokës.

Ndryshe, afër dy mijë persona në Hawaii janë evakuuar në vende të sigurta për shkak të lavës, shkëmbinjve dhe gazit helmues të nxjerrë nga Vullkani Kilauea, i cili u aktivizua në fillim të muajit maj. Shpërthime në Kilauea, një nga vullkanet më aktivë në botë, ndodhin nga viti 1983.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)