Një grup shencëtarësh ka zbuluar vullkanin më të madh në Tokë. Vullkani i quajtur “Tamu Massif”, i cili është vullkan nënujor, u gjet rreth 1.000 milje në lindje të Japonisë. Ai mbulon një sipërfaqe prej 120.000 milje katror.

Në krahasim, vullkani më i madh aktiv në Tokë është Muana Lona e Haëaii-t, më rreth 2,000 milje katror.
Vullkani ka sipërfaqen e shtetit të Nju Meksiko dhe është ndër më të mëdhenjt në sistemin diellor.

"Forma e tij është e ndryshme nga çdo lloj vullkani tjetër nënujor i gjendur në Tokë. Me shumë mundësi mund të na japi ndonjë të dhënë se sa të mëdhenj mund të formohen vullkanet"-tha Uilliam Sager, një profesor në universitetin e Huston, i cili udhëhoqi një ekip shkencëtarësh drejt këtij zbulimi.

Emri i vullkanit erdhi nga Texas A&M Universiti, shkurt Tamu, dhe "massif" që vjen nga frengjishtja dhe do të thotë "masiv". “Tamu-Massif” besohet se është rreth 145 milion vjeçar, dhe u bë inaktiv brenda disa miliona vitesh pas formimit të tij.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)