Vullkani në Zelandë/Policia: Në ishull nuk ka asnjë të mbijetuar, të plagosurit në rrezik për jetën (VIDEO)

Vullkani në Zelandë/Policia: Në ishull nuk ka asnjë të mbijetuar, të plagosurit në rrezik për jetën (VIDEO)

Pas shpërthimit të vullkanit në Zelandën e Re, autoritetet policore kanë deklaruar se besohet që në kohën e shpërthimit, në Ishullin e Bardhë kanë qenë rreth 50 persona, dhe vetëm 23 prej tyre kanë arritur të evakuohen.

Në momentin e fatkeqësisë, në ishull ndodheshin rreth 50 persona; 24 prej tyre ishin nga Australia, 9 nga SHBA, katër nga Gjermania, e dy nga Kina.

Sipas ekspertit të vullkanologjisë, Ray Cas, kjo ishte një fatkeqësi që pritej të ndodhte. Ai vend ishte shumë i rrezikshëm thotë profesori që e ka vizituar vetë dy herë

Aeroplanët që kanë fluturuar mbi ishull kanë evidentuar vetëm trupat e 5 personave kurse të tjerët rezultojnë të zhdukur.

Sipas autoriteteve nga 31 pacientët e shtruar në spital e që po trajtohen për djegie të shkallëve të ndryshme, një pjesë nuk pritet të mbijetojnë, sepse gjendja e tyre është mjaft e rëndë e u janë dëmtuar mushkëritë

Ishulli i Bardhë, i njohur ndryshe edhe si Whakaari është vullkani më aktiv në Zelandën e Re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë