Vullnet Sinaj në Parlament: Të zgjidhet problemi i certifikatave për tokat bujqësore

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj deklaroi se nuk mund të flitet për zhvillim të sektorit të bujqësisë, pa zgjidhur më parë problemin e certifikatave të pronësisë mbi tokat bujqësore.

Në fjalën e tij në Parlament për projektigjin për “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar, deputeti Sinaj i kërkoi mazhorancës pranimin e problematikës dhe zgjidhjen e saj sipas rregullave. Po ashtu, ai kërkoi dhe angazhimin e opozitës në mënyrë që problemi i pronësisë mbi tokat bujqësore të zgjidhjet përfundimisht dhe ky sektor të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë shqiptare.
 

“Unë vazhdoj të përsëris për të disatën herë këtu në parlament problemin e certifikatave të pronësisë mbi tokat bujqësore në fshat, në zonat rurale. Nuk duhet të hezitojmë të flasim për këtë. Si një njeri i ardhur ekonomia e tregut dhe nga jeta private nuk mund ta kuptoj dot bujqësinë dhe zhvillimin ekonomik të bujqësisë pa nje ekonomi tregu, pa një certifikatë pronësie, nuk mund ta kuptoj dot zhvillimin e ekonomisë bujqësore pa shit-blerjen e tokës apo me qera, sipas rregullave, kjo ka të bëjë jo vetëm me ne si mazhorancë por edhe të opozitës, duhet të ketë dëshirë të të gjithëve bashkë për të zgjidhur këtë problematikë. Jemi të gjithë koshient të situatës reale në Shqipëri që në zonat e Veriut toka nuk është ndarë me ligjin 7501 por atë e kanë marrë ish-pronarë. Në Jug dhe në Shqipërinë e mesme ka funksionuar ligji 7501. Pra, kemi probleme shumë të rëndësishme. Po dhe ligji 7501 që është zbatuar në pjesën e Shqipërisë së mesme dhe të Jugut nuk është zbatuar siç duhet”

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille