Një grup vullnetarësh në qendër të Bioparkut Komunal të Meksikës kanë krijuar grupin e parë për mbrojtjen e kafshëve të egra të keqtrajtuara, për tu kujdesur për ta para se t’i rehabilitojnë sërisht në natyrë. Kjo është qendra e parë e shpëtimit, rehabilitimit dhe rikthimit të kafshëve sërisht në habitatin e tyre natyror dhe u shërben të gjitha kafshëve të egra e në rrezik në të gjithë Meksikën.
Që nga nisja e përkujdesjes së kafshëve nga kujdestarët e parkut në vitin 2012, Kopshti Zoologjik Pachucha i është dedikuar më shumë këtij misioni dhe aktualisht në të ndodhen më shumë se 278 kafshë nga 52 lloj speciesh të ndryshme.
Në ambientet e parkut sillen lloje të ndryshme kafshësh me keqtrajtime nga më mizoret. Rasti më i veçantë është i ariut të quajtur Invictus i cili është keqtrajtuar mizorisht nga kujdestarët e një cirku, duke i prerë nofullën e poshtme. Momentalisht ariu ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore por mungesa e nofullës i vështirëson shumë konsumimin e ushqimeve.
Kujdestarja e ariut të murrmë, shprehet se rasti i tij është mjaft i rëndë dhe ata po bejnë çmos për trajtimin e tij me një kurë të veçantë dhe madje kanë porositur një nofull që punohet me titanium në mënyrë që gjuha e tij të mos rrijë tërë kohës e varur jashtë.
Gjithashtu në park ndodhet dhe një gjarpër boa 2 metra i gjatë dhe është sjellë me lëndime të shumta djegie në trup, për shkak të performancave me zjarr me cirk.
Këto kafshë ekspozohen për publikun në mënyrë që ata të kuptojnë se kafshët e egra nuk duhet të qëndrojnë në cirk dhe nuk duhet të torturohen në këtë mënyrë.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO