Vullnetarët i bashkohen aksionit të bashkisë për transformimin e zonën e Allgjatës në Vaqarr

Dhjetëra vullnetarë dhe punonjës të institucioneve të varësisë së Bashkisë së Tiranës iu bashkuan aksionit për mbjelljen e 25 mijë fidanëve të rinj në zonën e Allgjatës në Vaqarr, për t’i kthyer kurorën e gjelbër, të cilën e ka humbur gjatë viteve të tranzicionit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se tashmë të gjithë qytetarët e kanë kuptuar rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit.

“Nuk besoj se ka pasur një pamje më të bukur Tirana, se sa mijëra njerëz të përfshirë në çdo cep të territorit për të mbjellë pemë. Jam sot shumë krenar që i shërbej një qyteti, ku njerëzit e kanë kuptuar misionin e tyre: që ky është një mision jo për politikë, jo për bashki, jo për administratë, por një mision për familjet tona”, tha Veliaj, teksa solli në vëmendje se si po transformohet e gjithë infrastruktura dhe pamja e Kombinatit, që vite më parë prodhonte veç ndotje dhe ndërtime informale.

“Jemi sot në një kodrinë që ndodhet pas Kombinatit, një Kombinat që gjatë kohës së komunizmit prodhonte ndotje, që gjatë kohës së tranzicionit prodhonte ndërtime pa leje dhe prerje pemësh, dhe një Kombinat që sot po i ndryshon faqja, duke nisur nga rrugët kryesore, tek urbanizimi i lagjeve, por mbi të gjitha tek kjo kurorë”, tha Veliaj.

Veliaj shprehu mirënjohje për çdokënd që bëhet pjesë e aksionit të bashkisë për të mbjellë pemë, ndërsa ftoi çdo qytetar që të shfrytëzojë kohën, si një angazhim personal që secili mund të japë për një qytet më të mirë. “Kemi edhe një muaj, gjithë prillin ku do të ketë shira, pra është një kohë ideale për këdo që e ka lënë për momentin e fundit mbjelljen e një peme, për fëmijën e vet, prindërit që s’janë më, për të përkujtuar dikë që e kanë të shtrenjtë, apo qoftë edhe për t’i dhuruar oksigjen fëmijëve të tyre. Fakti që sot qyteti flet për pemët më shumë se për çdo temë tjetër, do të thotë që minimalisht kemi mbjellë një mentalitet të ri. Pastaj, përtej mentalitetit të ri, kemi mbjellë edhe fidanë në të gjithë Tiranën”, tha ai.

Mungesa e vëmendjes ndër vite për ruajtjen dhe shtimin  e sipërfaqeve të gjelbra ka sjellë edhe fenomenin shqetësues të erozionit, i cili është më shumë evident atje ku dora e njeriut ka ndërhyrë duke dëmtuar. “Një revolucion të tillë, Shqipëria nuk e ka parë kurrë në epokën e demokracisë. Mjafton të shohim se sa terrene të prera nga pemët ka, që korrespondojnë ku ka erozion, shembje të tokës dhe ku ka probleme me emergjencat civile. Besoj që “paja” që mund të lëmë për 10, 30, 50 vitet e ardhshme janë fidanët që mbjellim sot, 65.000, të cilët sot e kanë tejkaluar më në fund rekordin që kishim për këtë vit”, theksoi Veliaj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjon: 02/04/2019 17:15

    Mos i publiko ca kohe keto mbjelljet e pemeve sa te mbjelli pemen e tije dhe Blendi Fevziu. Se keshtu u shpreh qe ka frike semos e filmojne. Ajrin e paster per femijet e tije e do tullaci por qe te japi kontributin e tije i lodhet menderja.

    Përgjigju
  • Bravo: 02/04/2019 14:38

    Bravo,duhet sensibilizuar edhe komuniteti i banoreve,per ti ruajtur e mbrojtur!me shume reklama ne Tv,gjithashtu per kete pune

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë