Vuloset dënimi i zyrtarëve të Hipotekës! Prokuroria: Ktheni në shtet 6 parcela që përlanë privatët në Spille

Vuloset dënimi i zyrtarëve të Hipotekës! Prokuroria: Ktheni në shtet 6 parcela që përlanë privatët në Spille

Seid Cikalleshi, njeriu që në cilësinë e kryetarit të Hipotekës së Kavajës tjetërsoi disa nga sipërfaqet tokësore në plazhin e Spillesë, është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 2.8 vite burgim. Kjo masë dënimi është kryer gjatë fazës së hetimit ku Cikalleshi ka qëndruar në kushtet e paraburgimit dhe “arrestit shtëpiak”.

Dënime kanë marrë dhe funksionarë të tjerë të Hipotekës së Kavajës si Andi Gjeçi, Asim Arkaxhiu, Aldo Kila, Ilir Kaja, Agron Xhelezi, Dritan Kazazi dhe Aida Gjoçi. Vendimi nga Apeli i Durrësit është marrë në datën 1 nëntor 2019 dhe tashmë është vënë në zbatim nga prokuroria e Kavajës për ekzekutimin e tij.

Prokuroria ka urdhëruar Departamentin e Administratës Publike që të përjashtojnë nga skema e punësimit në administratë për një periudhë dy vjeçare personat e mësipërm të dënuar me vendim të formës së prerë. Të gjithë personat janë dënuar si pjesë e zinxhirit abuziv në tjetërsimin e pronave. Nga ana tjetër prokuroria e Kavajës i është drejtuar me një urdhër ekzekutimi zyrës së hipotekës së Kavajës, duke kërkuar që të gjitha certifikatat e pasurive që dikur kanë qenë pronë shtet dhe janë tjetërsuar tek privatët si pasojë e veprimeve kriminale të personave të dënuar, duhet të fshihen. Parcelat me numër 1,35,37,42 dhe 178 ndodhur në Spille të kalojnë pronësinë nga privati në pronësi shtet.

Në Kavajë janë zhvilluar disa procese gjyqësore për pronat në plazhin e Spillesë, por sërish situata dhe roli protagonist i shtetit vijon të jetë i zbehtë, për sa i përket marrjen dhe administrimit të pronave që privatët kanë uzurpuar. Rasti i 9 te akuzuarve në Kavajë është vetëm një nga abuzimet masive me pronat duke shfrytëzuar ligjin 7501 zbuluar në vitet e fundi. Prokuroria ka ngritur çështje të ngjashme në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë, ku i akuzuar është dhe ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj.

Një çështje e ngjashme për tjetërsimin e pronave po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ka të akuzuar ish-deputetin e Partisë Socialiste Arben Ndoka, vëllain e tij, motrën dhe një sërë zyrtarësh lokalë. Çështja në Kavajë filloi në nëntor të vitit 2017, kur prokuroria pas hetimeve 2 vjeçare kërkoi arrestimin e 11 personave, nga të cilët për 9 kërkohet gjykimi. Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi e cila kishte transferuar prona publike në bregdet përmes shit-blerjeve të dyshimta nga banorë të zonës, te të afërm dhe drejtues të pushtetit lokal përfshi ish-kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi. Çështja u dërgua fillimisht për gjykim nga prokuroria në shkurt të vitit që shkoi, por në korrik në një seancë paraprake Gjykata e Kavajës e ktheu atë pas duke kërkuar hetime të mëtejshme. Çështja u kalua për gjykim vetëm në fillim të këtij viti.

Vendimi i Gjykatës

Seid Cikalleshi 2.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Andi Gjeçi 2.4 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Asim Arkaxhiu 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Aldo Kila 1.8 vite burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Ilir Kaja 3 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike.

Agron Xhelezi 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Dritan kazazi 2 vjet burgim dhe 2 vjet heqje të drejte për funksione publike

Aida Gjoci 8 muaj burgim konvertuar në 120 orë punë të detyruar në ndërmarrjen komunale të bashkisë Kavajë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lik: 12/11/2019 23:14

    Cdo kush do bente me qejf 2 vjet burg po te zhvaste ca miliona!!!

    Përgjigju
  • Pyka: 12/11/2019 19:22

    Ore këta janë KÇK më vete!kam një shok në Fier,dhe më thotë se ka qënë te zyra e legalizimit 65 herë,dhe ky drejtori i thote:do ta japim legalizimin,do të dali emri në gazetë.Dhe e dini sa vjet ka shtëpia qe eshtë ndertuar?Qe nga viti 1998!Çmënduri!Nje kat shtesë,te shtepia e vjeter dhe në tokën e vet!Cmènduri!22 vjet plot.Shoku më tha:e bëjnë për të gjetur njeriun,qe merr lekët.Historia ështe e vërtet!Drejtorin e ka emëruar Edi Rama!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë

Greqi/ U plagos me thikë pas shpine pas sulmit nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë