TIRANE Ish kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, nga arratia ka dërguar në Gjykatën e Lartë kërkesën për pezullimin e dënimit dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit e cila më 23 dhjetor 2024 dyfishoi dënimin në 2 vite e 8 muaj burg.
Frrokaj i kërkon Gjykatës se Lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.
Prej kësaj date Ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit që Gjykata e Apelit qe e riktheu në burg.
Ish zyrtari i lartë i duhet të vuaj 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. Shkalla e parë e GJKKO e kishte dënuar me 1.4 vite burg.
Policia pasi ka marrë në dorë urdhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka gjetur në banesë.Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.
Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërish në burg.