Vuloset kualifikimi, trajneri i Vllaznisë Brdaric: Kundër Elbasanit çerekfinale delikate, nuk duam të shkojë në shtesë
Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric
4 ditë pas sfidës në kampionat që u mbyll me shifrat 1-1, Vllaznia do të presë sërish Elbasanin të martën në Loro Boriçi, por këtë herë për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në Shkodër do të jetë sfida e kthimit, pasi në ‘Elbasan Arena’ çerekfinalja e parë është mbyllur 0-0.
"Është një ndeshje delikate kundër Elbasanit, pasi është përcaktuese. Kush fiton do të kualifikohet. Objektivi është të kalifikohemi ne dhe për këtë do të luajmë shumë të përqendruar,"-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Qëllimi i Vllaznisë të martën duke nisur nga ora 17:00 është të sigurojë kualifikimin pa e dërguar ndeshjen në shtesë.
“Në rastin më të mirë, ne duam të kualifikohemi brenda 90 minutave, pasi në javët në vijiom do të kemi shumë ndeshje dhe për pasojë do të ketë lodhje. Ata do vijnë këtu me qëllimin për të na mundur, por ne duam ti trgojmë vlerat tona,”-tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Po të martën në orën 17:00, në Arenën e Demave, Partizani që vjen pas krizës në Superligë, teksa pas humbjes me Bylisin shkarkoi trajnerin Veselinovic, do të presë Laçin. Të kuqtë në ndeshjen e parë barazuan 0-0 në Kurbin dhe nisur nga avantazhi i fushës, por edhe nën drejtimin e drejtorit Abilaliaj, do të kërkojnë të lënë pas momentin e vështirë.
Dy përballjet e tjera çerekfinale Egnatia-Bylis dhe Skënderbeu-Dinamo do të luhen të mërkurën.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.3%
-
Pak
84.3%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon heqjen e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, ja kur do të mbahet seanca për Berishën në Gjykatën e Lartë
28 Mars, 14:02
-
Renditja/ Egnatia barazon 2-2 ndaj Vllaznisë, kampionët sigurojnë 'Final 4'! Dinamo fiton derbin, Partizani shpërdoron penallti në limite! Toma 'ngjall' Teutën
28 Mars, 08:57
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
-
Tirana dhe Bylis barazojnë 2-2, miqtë protestojnë për gjykimin dhe tërheqin ekipin! Tifozët bardheblu kërkojnë të futen në fushë
27 Mars, 08:40
-
Vllaznia udhëton në fushën e kryesuesve, Brdaric: Egnatia ndër ekipet më të mira, duam tri pikët
26 Mars, 14:27
-
Superliga/ Sot Tirana - Bylis për mbijetesën, agjenda e raundit të 31-të! Ndeshjet në dy ditë
26 Mars, 11:32
-
Laç/ Aksident te mbikalimi i Patokut, 3 persona plagosen dhe përfundojnë në spital pas përplasjes së dy makinave
17 Mars, 15:49
-
Java e 30 e Superligës, 4 barazime në 5 ndeshje! 3 pikët në Shkodër, trajneri i Skënderbeut: Fitore e madhe
17 Mars, 12:02
-
Befason Sylvinho, afron në Kombëtare tre futbollistët e Superligës! Bashkohen të hënën në grumbullim
16 Mars, 21:19
-
Renditja/ 'Shterpësi' në Superligë, AF Elbasani 1-1 Dinamo! Partizani 'ngec' në shtëpi, Laçi bën për spital trajnerin
16 Mars, 20:41
-
Probleme shëndetësore në Bylis - Laçi, trajneri Francesco Moriero transportohet në spital gjatë ndeshjes
16 Mars, 16:29
-
Plagosja e të riut gjatë operacionit të Policisë/ Gjykata e Lezhës lë në burg 28-vjeçarin, garanci pasurore dhe ndalim i daljes jashtë shtetit për xhaxhain e tij
16 Mars, 11:02