SHBA- Maska anti-COVID tashmë është bërë një “aksesor” i pandashëm i përditshmërisë, pasi është një mjet i rëndësishëm në “luftën” me pandeminë.

Megjithatë mbajtja e maskës dhe vaksinimi i detyrueshëm ka sjellë një valë reagimesh në të gjithë botën.

Në shenjë protestë një burrë nga Florida zgjodhi të vishte një maskë “tanga” për të hipur në avion, po menjëherë i është kërkuar të zbresë.

Adam Jenne këmbënguli që tangat e kuqe të mbrojnë nga COVID-19, por në fund hoqi dorë dhe zbriti nga avioni.

Videoja është bërë virale dhe ka shkaktuar të qeshura!