Vuri tenxheren mbi zjarr dhe e zuri gjumi, shpërthen bombola e gazit në Berat, shpëton mrekullisht e moshuara (VIDEO)

Një bombol gazi ka shpërthyer mesditën e sotme në një  banesë në lagjen "30 vjetori" të qytetit të Beratit. Një e moshuar 76-vjeçare, e cila jetonte e vetme në shtëpinë e saj, ka harruar bombolën e gatimit ndezur me tenxheren mbi të dhe e ka zënë gjumi.

Njoftimin në repartin e zjarrfikësve të Beratit e kanë bërë komshinjtë, që kanë ndjerë fillimisht erën e rëndë të gazit e më pas shpërthimin. Zjarrëfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes por për shkak të ndërtimeve të shumta përreth pallatit hyrja me mjete ka qënë e vështirë.

Ata kanë shpërthyer derën kryesore të banesës dhe kanë shuar flakët, duke vënë situatën nën kontroll për të mos u përhapur zjarri në katet e tjera të pallatit. Mësohet se e moshuara 76-vjeçe që jetonte e vetme në banesë pasi fëmijët i ka në emigrim nuk ka pësuar lëndime. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta policie, që raportojnë nga vendngjarja se nga ky shpërthim ka patur vetëm dëme materiale në banesën e të moshuarë dhe asnjë të lënduar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor