VV hedh gaz lotsjellës, Kuvendi
 shtyn seancën për në 1 shtato

VV hedh gaz lotsjellës, Kuvendi<br /> shtyn seancën për në 1 shtato
Kryetari i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Kryesia pritej të caktonte rendin e ditës për seancën e radhës të Kuvendit, ku ishte përfshirë edhe ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi. 

Konjufca ka kundërshtuar marrëveshjen e Kosovës me Malin e Zi, duke argumentuar se po i falen territore shtetit fqinj. Në shenjë proteste ai hodhi gazin lotsjellës, duke bërë që mbledhja të ndërpritej. 

Opozita ka paralajmëruar se do t’i ndërmarrë të gjitha masat, përfshirë edhe ato radikale, për të penguar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, sipas marrëveshjes aktuale.

Të martën, një veprim të ngjashëm bëri edhe deputeti tjetër i Vetëvendosjes, Driton Çaushi. Ai po ashtu hodhi gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, përderisa aty po shqyrtohej Projektligji i qeverisë për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kuvendi shtyn seancën për në 1 shtator
Edhe pas incidentit Kryesia e Kuvendit pas një ndërprerje të shkurtër ka vazhduar mbledhjen sipas axhesndës së planifikuar dhe ka vendosur që projektligji për Demarkacionit të shqyrtohet në Kuvend në datë 1 shtator në ora 10:00.
 
Mësohet se në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesi i AAK, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami nga NISMA për Kosovën.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli përmes një konference për media pritet të komunikojë vendimin.

Të enjten qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi dhe e dërgoi atë për miratim në parlamentin e Kosovës. Opozita dhe ekspertët e pavarur thonë se marrëveshja e dëmton Kosovën për mbi 8 mijë hektarë dhe si e tillë është e papranueshme.

Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje është vënë si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe vonesa e saj mund të bllokojë planet për miratimin e liberalizimit në strukturat e Bashkimit Evropian.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri