VV: Kurti u rrëmbye me urdhër të
Isa Mustafës, JO marrëveshjeve

VV: Kurti u rrëmbye me urdhër të<br />Isa Mustafës, JO marrëveshjeve
KOSOVË- Vetëvendosja ka vënë në qëndër të akuzave kryeministrin Mustafa lidhur me ndalimin e mbrëmshëm të ish-liderit Albin Kurti duke e cilësuar si rrëmbim me urdhër të kryeministrit. Në një konferencë të cilësuar të jashtëzakonshme një ditë pas ndalimit, aktivistët e kësaj lëvizjeje theksojnë se nëse qeveria nuk ndal miratimin e marrëveshjes me Serbinë ata do të përkeqësojnë situatën me anë të demostratave dhe protestave, për të cilën janë të vendosur
 
“Arrestimi i Kurtit ishte një rrëmbim nga ky shtet policor i Mustafës i cili po godet të gjithë ata që e kundërshtojnë po kjo nuk do të shkojë shumë gjatë.Jemi të vendosur ti themi jo cdo miratimi të marrëveshjeve që cënojnë territorin tonë. Ne kemi argument të mjaftueshme se pse marrëveshja s'duhet të miratohet, i kërkojmë Mustafës të ndalet se nëse sështë i gatshëm do të përshakallëzojmë veprimet tona me demostrataa e protesta.,Ju kujtojmë këtu se janë plot dy qind mijë qytetarë që kanë firmosur peticionin.”- tha deputeti i lëvizjes Glauk Konfjuca.
 
Lidhur arrestimin e Kurtit aktivistët shtuan se ai është marrë me forcë nga policë të cilët, së pari nuk i kanë treguar se pse po arrestohet në asnjë dokument ligjor por e kanë marrë e kanë dërguar në stacionin policor pa asnjë shpjegim, dhe së dyti arrestimi ka qënë politik
 
"Nuk mund të kesh shancin të diskutosh të hedhësh ide për bisedime me këtë qeveri- shprehen ata duke shtuar se  janë të vetëdijshëm që nëse Mustafa nuk do të lejonte marrëveshjen shumë gjera nuk do të ishin siç janë sot.

"Ne jemi të vetëdijshme se do ishte shmangur nëse qeveria e Kosovës do të kishte një seriozitet e s'do kishte marrëveshje të tilla flagrante. Jemi të vendosur marrëveshjet ti kundërshtojmë. Ne kemi argumentuar mjaftueshëm. Kurti u mbajt si kriminel 3 orë në polici u morr në pyetje u rrëmbye, asnjë qeveri s'mund ta mbajë pushtetin në këto lloj formash”- tha deputeti Konfjuca
 
 Vetëvendosja gjithashtu ka kërkuar lirimin e aktivistëve të tjerë të VV të arrestuar nga shteti policor sipas tyre.


 
Reagimet lidhur me ngjarjen
Ndërkohë më parë gjatë kësaj të marte prokuroria e Kosovës ka sqaruar se ndalimi i deputetëtit të Vetëvendosjes Albin Kurti për marrje në pyetje është bërë me urdhër të një prokurori nga Departamenti për Krimet e Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Në një komunikatë për shtyp, prokuroria ka njoftuar se ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “përdorimi të armëve”. 

“Në kuadër të këtij hetimi ka qenë i planifikuar edhe marrja në pyetje e deputetëve të dyshuar. Për rrjedhojë, pas urdhërit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë është ndaluar deputeti Albin Kurti”, thuhet në komunikatën zyrtare. 

Sipas prokurorisë, deputeti Albin Kurti është pyetur në ambjentet e stacionit policor në prani të avokatit mbrojtës dhe menjëherë më pas është liruar me procedurë të rregullt. 

Prokuroria bën të ditur se hetimet për rastin e hedhjes së gazit lotësjellës në sallën e Kuvendit janë duke vazhduar 

Mustafa: Veprimet e opozitës të papranueshme 
Ndërkohë rreth 3 orë më parë edhe Isa Mustafa ka reaguar përmes një statusi në rrjetin e tij social lidhur me këtë ngjarje  duke quajtur të dhunshme dhe të papranueshme si mjete politike protestën e opozitës.

Mustafa tha se ndjen keqardhje për ato zhvillime, ndërsa sipas tij, lajmet dhe pamjet e tilla, e bëjnë të ndjehet keq dhe ka mohuar të ketë pasur ndikim për ndalimin e Kurtit, sic e akuzonin aktivistët e opozitës një natë më parë.

"Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë", ka shkruar Mustafa.

Ai beson se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë. 

Ja reagimi i plotë i kreut të Eksekutivit Kosovar
“Dua të ndajë me Ju keqardhjen për zhvillimet e mbremshme në Prishtinë. Lajmet dhe pamjet e tilla, na bëjnë të ndjehemi keq. 
Si kryeministër i Republikës së Kosovës, jam i vendosur të respekojë plotësisht ndarjen e pushteteve. Nuk më takon mua dhe asnjë politikani tjetër të ndërhyjë në punën e autoriteteve të rendit dhe atyre të drejtësisë. Përpara ligjit, të gjithë jemi qytetarë të barabartë. Kështu kemi vendosur kur kemi votuar ligjet dhe Kushtetutën e vendit tonë. 

Dhuna eshte e papranueshme si mjet politik.
Dua të besoj se organet e rendit dhe drejtësisë veprojnë në përputhje me Ligjet e Kushtetutën dhe me maturinë që kërkon situata në të cilën ndodhet vendi ynë. Në të njejtën mënyrë, dua të besoj që keshtu duhet te reagojnë edhe ata që nuk pajtohen me vendimet e organeve të rendit dhe të drejtësisë. Sidomos këto ditë, kur kemi përpara vetes nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian dhe përmbylljen e kritereve për Liberalizimin e Vizave, na duhet sjellje e përgjegjshme dhe në përputhje me normat ligjore, në interes të stabilitetit.”-shkruan Mustafa
 
Gazi lotsjellës që hodhi në seancën e fundit plenare i ka kushtuar ish-liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti disa orë burg. Policia e Kosovës mbrëmjen e të hënës rreth orës 10:00 ka ndaluar Albin Kurtin si dhe deputetin tjetër Glauk Konjufca në autostradën Ferizaj – Prishtinë. Por pas këtij arrestimi, aktivistët e Vetëvendosjes u derdhën para policisë së Prishtinës për të kërkuar lirimin e tij.
 
Protesta e lëvisjes Vetëvendosja për arrestimin e Kurtit
 Situata është përshkallëzuar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë qëlluar me gurë në drejtim të policisë. Kundërpërgjigjia e policisë ishte e ashpër, ndërsa të dyja palët përfunduan në përleshje. Në këtë përplasje 7 ploicë kanë mbetur të plagosur, si dhe shumë anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje. 

Duke parë që situate po degradonte autoritetet kosovare kanë liruar deputetin Albin Kurti. Para aktivistëve VV-së ai ka deklarruar se arrestimi i tij ishte politik. 
"Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua. Mirëpo, polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti. “As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se Policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari. “Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve”, ka thënë Kurti

Lëvizja Vetëvendosje dhe dy partitë tjera politike në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë bllokuar seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e bashkësisë së komunave të banuara me shumicë serbe.
Opozita në Kosovë ka premtuar se nuk do të heqë dorë nga ky bllokim deri sa të shfuqizohet kjo marrëveshje.

Policia e Kosovës: Kurti u shoqërua për tu marrë në pyetje
Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani në një lidhje telefonike për “Report Tv”deklaroi se kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti nuk është lënë i lirë për shkak të protestave por sepse urdhri i Prokurorit ishte që ai vetëm të merrej në pyetje për ngjarjen kur në kuvendin e Kosovës është hedhur një mjet i dyshuar si gaz lotësjellës. 

“Policia e Kosovës ka marrë një urdhër nga prokurori kompetent. Në bazë të urdhëresës së dhënë ka ndaluar zotin Kurti. Është më rëndësi për informimin e opinionit publik se qysh nga rasti i seancës së kuvendit që është hedhur një mjet i dyshuar. Pas këtij mjeti të dyshuar ne jemi urdhëruar nga prokurori të vijë në intervistimin. Ne kemi tentuar ta ftojmë por ai nuk është paraqitur dhe ka refuzuar ftesat e policisë. Për ne ka ekzistuar një urdhër i dhënë nga prokurori që duhej zbatuar. Zoti Kurti ishte në një vizitë jashtë vendit dhe në kthim ne jemi detyruar ta ndalojmë e ta shoqërojmë pasi është kthyer nga jashtë vendit. I është komunikuar urdhri nga prokurori dhe i është shoqëruar në stacionin policor. Deklarimet janë çështje që i përkasin prokurorit.  Policia e Kosovës është një institucion i zbatimit të ligjit dhe do të realizojë urdhëresat nga organet e policisë. Ne kemi realizuar një urdhëresë për shoqërim dhe pas intervistës Albin Kurti është lënë i lirë” përfundoi në komunikimin e tij zëdhënësi Kelani.
 


 
Arrestimi i Kurtit 
Policia e Kosovës ka arrestuar dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Bëhet fjalë për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufca, të cilët së bashku me dy aktivistë të tjerë të VV-së ishin duke u kthyer nga aktivitetet në Shkup dhe u ndaluan në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lëvizja Vetëvendosje në një reagim për mediat thotë se, ”rreth 10 policë i kanë mbajtur të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t'i arrestojnë ata”.
VV i ka konsideruar këtë veprime të papranueshme dh se do ta tensionojnë situatën politike.

Pasi Kurti dhe Konjufca u dërguan në stacionin policor në Prishtinë, ky i fundit u la i lirë. Ndërsa ish-kreu i VV-së mbahet ende në polici.Aktivistë të VV-së kanë nisur të qëllojnë me gurë stacionin e policisë.

"Nuk kishin asnjë arsye dhe as fletë arrest. Kërkuar mqë të na tregohet arsyeja pse po arrestohemi. Ata thanë që nuk e kanë fletëarrestin por do ta arrestojnë Albin Kurtin. Janë arrestuar katër persona, pas disa minutave na liruan, por vetëm Albin Kurti ka fletë arrest. Jemi mbledh me qindra aktivistë në solidarizim për lirimin e Kurtit”, u shpreh Konjufca në një lidhje telefonike për ReportTV.

Arrestimi i Kurtit dyshohet se ka të bëjë me veprimet e tij në parlamentin e Kosovës, ku lëshoi gaz lotsjellës gjatë bllokimit të seancës.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror