VV përgënjeshtron policinë: Njësi
anti-terroriste ishin në operacion
Lëvizja Vetëvendosje hedh poshtë deklaratat e policisë se nuk ka përdorur armë gjatë operacionit të së dielës ku arrestoi ish liderin Albin Kurti dhe 90 aktivistë apo anëtarë të kësaj partie. Në një deklaratë për mediet, Vetëvendosje akuzon policinë për ushtrim dhune ndaj aktivistëve nëpërmjet përdorimit të njësisë për operacione speciale për veprime anti-terroriste.
Lëvizja Vetëvendosje hedh poshtë deklaratat e policisë se nuk ka përdorur armë gjatë operacionit të së dielës ku arrestoi ish liderin Albin Kurti dhe 90 aktivistë apo anëtarë të kësaj partie.
Në një deklaratë për mediet, Vetëvendosje akuzon policinë për ushtrim dhune ndaj aktivistëve nëpërmjet përdorimit të njësisë për operacione speciale për veprime anti-terroriste.
“Nuk mund të flitet për proporconalitet kur godina e një subjekti politik bastiset, terrorizohet dhe nënshtrohet nga më shumë se një mijë policë të armatosur. Njësia Speciale Intervenuese, që hyri dhunshëm brenda zyrave, përdoret për eliminim dhe trajnohet si njësit i tillë. Për këtë arsye, armatimi që përdorin ata është i kalibrit të lartë”, thuhet në deklaratë.
Vetëvendosje ka publikuar edhe një video ku duket mjaft qartë hyrja e njësisë speciale brenda ndërtesës ku të gjithë janë të armatosur. Madje Vetëvendosje pretendon se ka edhe video të tjera ku shihen pjesëtar të policisë me armë drejtuar ndaj aktivistëve, dhe me tytat kanë goditur e kanë lënduar shumë prej tyre.
“Policia e Kosovës ka bastisur në mënyrë të paligjshme zyrat e Lëvizjes dhe pa vendim nga gjykata. Gjatë bastisjeve janë shkatërruar zyrat e VETËVENDOSJE!, si dhe janë konfiskuar edhe serverët, ku janë të regjistruar të gjitha aktet çnjerëzore të nga kamerat e brendshme të ndërtesës. Ky konfiskim është bërë vetëm e vetëm që të fshihen veprimet e dhunshme policore brenda zyrave tona”-vijon deklarata e Vetëvendosje.
Sipas komunikatës ekspertë sigurie dhe të pavarur kanë shpjeguar se operacioni i së dielës ishte sulm i llojit luftarak e jo një operacion arrestimi.
Momenti kur njësitet speciale thyejnë dhe sulmojnë zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Shikojeni dhunën që ata e përdorin.
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, November 28, 2015
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
41.2%
-
Nuk e di
8.9%
Vota total: 3723
Lajme të tjera
-
Sultjash /Oriz me qumësht nga zonja Albana
22 Mars, 12:36
-
VIDEO/ Iu bllokua ‘Lamborghini’ pasi qarkullonte me shpejtësi deri në 305 km/h, Aleks Vishaj i ndaluar edhe më parë nga policia për të njëjtën arsye
22 Mars, 12:31
-
Kulaçi i fatit me miell misri nga zonja Albana
22 Mars, 12:31
-
Greqi/ Vrasja për martesën e premtuar në këmbim të 6 mijë eurove, momenti i rrëmbimit të 15-vjeçares! Kërcënimi i autorit: Ju marr mbesën për nuse ose ju vras
22 Mars, 12:30
-
Në Argjentinë 'çmenden' për kombëtaren, 900 mijë kërkesa për bileta! 130 mijë gazetarë kërkojnë akreditim
22 Mars, 12:28
-
VIDEO/ Prezantuesja humb ndjenjat në studio gjatë transmetimit live
22 Mars, 12:20
-
Kosova zbaton sanksionet e SHBA-së ndaj grupit rus 'Wanger'
22 Mars, 12:16
-
‘Jam i dashuruar me të dhe s’më pengon askush’, shqiptari 22-vjeçar përndiqte një 11-vjeçare në Londër! Dënohet me 8 muaj burg
22 Mars, 12:12
-
Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, mesazhi i Baba Mondit: Me dashuri, paqe dhe mirësi arrihet gjithçka
22 Mars, 12:09
-
Boks/ Dështon marrëveshja, s'ka përballje mes Tyson Fury-t dhe Oleksandr Usyk
22 Mars, 11:59
-
Lana e mallkuar shënjon fatin e PD-së
22 Mars, 11:58
-
Nipi i inxhinier Gjovalin Gjadrit: Si gjyshi ndërtoi në Shqipëri, urën më unike në Evropë
22 Mars, 11:57