VV-ja propozon Albin Kurtin për t'u mandatuar për kryeministër, Presidenti Thaçi dërgon dekretin në zyrat e LVV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të presidentit Hashim Thaçi për t’i formuar sa më shpejt institucionet e vendit.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.

Kreu i shtetit kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Pas propozimit, Thaçi fton Kurtin në Presidencë në orën 12:00

Pas dorëzimit të propozimit nga LV-ja, presidenti Hashim Thaçi e ka ftuar Albin Kurtin për t’ia dorëzuar dekretin presidencal të mandatarit, raporton Gazeta Express.

Sipas njoftimit për media, Thaçi e ka ftuar Kurtin në ora 12:00 në presidencë.

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas pranimit të propozimit të mandatarit për formimin e Qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka ftuar të propozuarin Albin Kurti për ta pranuar dekretin sot më 20 janar 2020, në orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Presidenti Hashim Thaçi, tha të dielën se kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duhet marrë mandatin për formimin e qeverisë, apo në të kundërtën, ta refuzojë atë.

Ai i bëri këto komente, pas një takimi me ish shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker.

Thaçi tha se ka kaluar një kohë e gjatë që nga mbajtja e zgjedhjeve dhe se qytetarët dhe partnerët ndërkombëtar, tha ai, po presin formimin sa më të shpejtë të qeverisë.

“Koha po kalon, prandaj unë si president i vendit duke parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalë në zgjedhjet e 6 tetorit, që ka qenë edhe kandidat zyrtar i partisë për kryeministër gjatë fushatës, edhe gjithashtu që ka nominu më tepër se gjysmën e qeverisë, unë duke menduar se do ta pranoj, sepse është një rregull i pashkruar, në moment që kryetari i partisë së parë dhe i nominuari nga partia takohen dhe ka caktuar gjysmën e qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptimin zyrtar merr nominimin. Unë kam nënshkruar atë ditë nominimin për zotin Kurti si kandidat për kryeministër të ardhshëm të qeverisë së Republikës së Kosovës, ai nominim me nënshkrim është ende në tavolinën time të punës këtu, prandaj shpresoj që nuk do të kalojë shumë kohë e gjatë që edhe zoti Kurti të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit që është vullnet i partisë së tij dhe elektoratit të tij, në rrethana tjera duhet ta deklaroj refuzimin”, tha presidenti Thaçi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për sot mbledhjen e parë të Kryesisë së legjislaturës së shtatë të Kuvendit, në kohën kur dy partitë kryesore Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë mundur të arrijnë një marrëveshje finale për formimin e qeverisë së re të vendit.

Në rendin e ditës janë tri pika – shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore-SEECP, shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:24
S’ka takim Thaçi – Kurti, dekreti për mandatim dërgohet me postë në 'Vetëvendosje'

Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin për formimin e qeverisë, pas letrës së LVV-së në të cilën ajo peopozonte Albin Kurtin për tu mandatuar. 

Dekreti i presidentit po sot i është përcjellë kreut të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i cili duhet të thërrasë pas 15 ditësh mbledhjen e Kuvendit.

Vendim për nominimin e Kurtit vjen pas disa kërkesave të Presidentit i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt kabinetin qeveritar. Pas propozimit, Hashim Thaçi ftoi liderin e VV në Presidencë në orën 12:00, takim që sipas mediave në Kosovë nuk do të zhvillohet.

Më herët Albin Kurti ka sqaruar nëpërmjet një video mesazhi se Lëvizja 'Vetëvendosje' dorëzoi letrën për t’u mandatuar për formimin e qeverisë së re pa arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kreu i VV-së gjithashtu i bëri thirrje

Liderit të LDK-së Isa Mustafa që të rikthehet në tavolinën e bisedimeve dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për arritjen e marrëveshjes së koalicionit.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Capi: 21/01/2020 10:50

    Thaqi, qelbesire ashkenazi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen