Vëllai plagos me çifte motrën në Vlorë! Autori ishte i dehur, pasi e qëlloi në këmbë mori armën dhe u arratis në pyll! Policia kontrolle me dron

Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë gjahu në fshatin Bishan në Vlorë. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se ka qenë Seit Danaj, 60 vjeç ai që ka plagosur me armë gjahu çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe duke e qëlluar në këmbë. Pasi ka plagosur të motrën, autori i cili dyshohet të ketë qenë i dehur është larguar në pyll ndërsa ka marrë me vete edhe armën me të cilën kreu krimin.

E motra është transportuar në spital, ndërsa banorët thonë se mendohet të ketë qenë një konflikt familjar për motive të dobëta që ka çuar deri në plagosje.  60 vjeçari ende nuk është kapur nga policia, ndërsa uniformat blu kanë ngritur postoblloqe në Bishan - Poro për kapjen e tij, pasi tashmë konsiderohet i rrezikshëm duke qenë se është i armatosur dhe në gjendje të dehur. Për kapjen e tij po kryhen kontrolle edhe me dron, ndërkaq kanë mbërritur edhe forcat e FNSH.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:17
Qëlloi me çifte motrën në Vlorë, ky është autori dhe e plagosura

1625239240_Screenshot1.jpg

Seit Danaj, është 60 vjeçari që ka plagosur me armë gjahu çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe. Pas plagosjes ai është larguar në pyll.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore

Rita Ora feston ditëlindjen, sa vjeç bën artistja me famë botërore