Vëzhgimi i Report Tv/ Familjarët jashtë QSUT-së presin një lajm të mirë: Turp e faqe e zezë! Askush s'na jep një përgjigje

Prej 5 muajsh vendi ynë po përballet me epideminë Covid-19 ndaj dhe në spitale janë marrë masa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të këtij virusi. Në ambjentet e jashtme të QSUT shohim familjarë të cilët rrinë në pritje për të marrë informacione për të afërmit e tyre të cilët janë të shtruar në spitale. Por fatkeqësisht ajo cka vihet re është se krijohen grumbullime të qytetarëve të cilët herë janë me maska e herë janë pa maska. Këto grumbullime pa ruajtje distance dhe pa maska mund të bëhen një shkaktar i përhapjes së Covid-19 duke rrezikuar kështu jetën e çdo qytetari. 

Nën temperaturat e larta te gushtit, duke mos i lejuar të futen brenda, familjarë të pacientëve qëndrojnë në pritje. Maska nuk është e detyrueshme në ambiente të hapura, ama në momentin kur kemi grumbullime është e rekomandueshme ta përdorim pasi mbron shëndetin tonë. Gjatë 5 muajve të pandemisë, pamja që të ofron QSUT nuk ka ndryshuar shumë, qytetarët vijojnë të qëndrojnë pa distancë e pa maska.

Të tjerë të afërm përdorin maskat për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të të afërmve, por problemet shëndetësore të të afërme i detyrojnë të qëndrojnë në pritje jashtë dyerve të spitaleve për orë të tëra duke sjellë edhe revoltimin e tyre.

“Është turp e faqe e zezë! Unë jam jashtë shtetit, kam ardhur këtu, është skandal, kam pas menduar të kthehem në Shqipëri, do shes ca kam këtu edhe do iki, ca kam këtu do ti shes të gjitha, vetëm të iki nga ky vend i poshtër. Kam nënën në spital me zemër, ka 8 ditë, nuk del njeri të më japi përgjigje, nuk del njeri të më takojë, të më sqarojë, asgjë.

Keq, shumë keq, kam babanë për operacion të zemrës, po presim, kemi tërë ditën, po presim përgjigjen e doktorit. Frikë është, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shprehën disa prej familjarëve.

Temperaturat e larta kanë rënduar edhe situatën brenda spitaleve, ku disa prej pacientëve shfaqen në dritaret e dhomave për të marrë ajër e për tu freksuar. Për shkak të Covid-19 nuk lejohen më vizitat e të shtruarve në QSUT, përjashtim bëhet vetëm në rastet kur pacientët janë shumë rëndë.

Vendi ynë vijon të njoh shifra të larta të rasteve me koronavirus që konfirmohen çdo ditë e fatkeqësisht edhe të jetëve të humbura.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 05/08/2020 00:18

    ore ti qe do te ikesh ik po pse thua apo te ikin dhe ata qe nuk kan ndermend

    Përgjigju
    • Vicifoli: 05/08/2020 17:38

      Te ngrihemi te shporrim Edvin Mafine qe vret e pret shqiptaret vjedh spitalet ilacet

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor

BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar kabllor nënujor