Wadephul: Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë një qeveri efektive

Wadephul: Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë një qeveri efektive

Nënkryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat dhe Kristiansocial në parlamentin gjerman (Bundestag) Johann David Wadephul, që edhe më herët ka mbështetur Lulzim Bashën në Shqipëri në vendimet e ndërmarra nga opozita, thotë se partitë tashmë duhet të pranojnë vendimin e presidentit Ilir Meta, që dje shfuqizoi datën e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Ai e quan këtë një hap të ri drejt dialogut. "Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive", shprehet ai.

Ky qëndrim vjen pas vizitës që presidenti Meta pati në Berlin ku zhvilloi takime me shumë deputetë gjermanë, ndër ta edhe me nënkryetarin e partisë qeverisëse, Johann David Wadephul.

"Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t'i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania ", u shpreh Wadephul.
 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latifi: 09/06/2019 18:38

    Edvin enver rama hoxha I dyte nuk e pranon opoziten dhe kritikat e opozites

    Përgjigju
  • Hinglateri: 09/06/2019 16:35

    O gjermanp e kishte bllokun ne dore Leke Floriri kur erdhi ne takim?

    Përgjigju
  • Kushtetuta: 09/06/2019 16:13

    Meta me mire te propozoje ndryshim te kushtetutes: Zgjedhjet te behen pas te 40-ve te nga vdekja e nje Km ne detyre. Keshtu biem rehat ne dhe qiverria

    Përgjigju
  • ERP: 09/06/2019 15:49

    Je i vetmi jashte korit, ne nje linje me hajdutat ne Shqiperi dhe ne nje fare menyre vete kundra vlerave europjane qe evokon. Vendimi i presileshit eshte per ti hedhur benzine zjarrit dhe te shpetuar menderen e tij. Zgjedhjet kur e thote Kushtetuta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja