Walesa: Polonia duhet të ketë armë bërthamore përballë Rusisë
VARSHAVË, 24 shtator /ATSH-AFP/ – Ish-presidenti polak, Lech Walesa propozoi që vendi i tij të marrë hua armë bërthamore për t’iu përgjigjur kërcënimit që përbën sipas tij Rusia e Vladimir Putinit, në një intervistë të publikuar sot. “Polonia duhet të tregohet e vendosur përballë Rusisë. Putini kërkon të na frikësojë me armën e tij bërthamore, ndërkohë pse […]
Ish-presidenti polak, Lech Walesa propozoi që vendi i tij të marrë hua armë bërthamore për t'iu përgjigjur kërcënimit që përbën sipas tij Rusia e Vladimir Putinit, në një intervistë të publikuar sot.
"Polonia duhet të tregohet e vendosur përballë Rusisë. Putini kërkon të na frikësojë me armën e tij bërthamore, ndërkohë pse ne nuk duhet të kemi një arsenal të tillë?", shtroi pyetjen shefi historik i sindikatës "Solidaritet" në një artikull të të përditshmes "Rzeczpospolita".
"Ne do të duhej të kishim marrë hua ose me qira armë bërthamore dhe t'i tregonim Putinit se nëse një ushtar rus vendos këmbën në tokën tonë, ne do ta godasim", pohon Lech Walesa, 70 vjeç.
Për momentin nuk ekziston mundësia të marrim hua ose me qira armë bërthamore. Megjithatë, disa vende, të tilla si Belgjika, Gjermania, Holanda, Italia dhe Turqia kanë në territoret e tyre armë bërthamore "të përbashkëta" në kuadër të NATO-s.
Duke përmendur që ish-numri një komunist polak, Edward Gierek dëshironte të merrte në mënyrë të fshehtë armë bërthamore, Walesa konfirmoi se Polonia duhet të thotë me zë të lartë: "Zoti Putin, ne nuk do t'iu lejojmë të bëni asnjë hap përpara. Nëse ju tentoni, ju do të vdisni dhe ne do të vdesim gjithashtu".
"Unë, fitues i çmimit Nobel për paqe, do të shkoja të luftoja kundër Putinit për të mbrojtur Poloninë. I dua rusët, por nuk do të lejoja që forcat e huaja të hynin në Poloni", vijon Lech Walesa.
Përveç të tjerave, ai shprehu mbështetjen për hyrjen e Polonisë në zonën euro duke theksuar se vendi i tij është vonuar përsa i përket kësaj çështjeje./ATSh/
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.6%
-
Frikë se humbin
42.4%
-
Arsye të tjera
8%
Vota total: 2083
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit, Meta: PS po kandidon drejtorë që duhet të jenë në SPAK! Balla: Akuzat e tij dhe Berishës, alibi për humbjen
29 Mars, 18:30
-
AMA jep njoftimin për mediat: Mos i transmetoni këto aktivitete! Janë të ndaluara nga KQZ
29 Mars, 18:26
-
Papa Françesku sërish me probleme shëndetësore, shtrohet në spital në Romë
29 Mars, 18:16
-
Kompanitë e basteve online, Ylli: Do jepen deri në 7 licensa për ato që kanë eksperiencë! Nuk ka monopol
29 Mars, 18:12
-
Del VIDEO-ja e momentit kur qëllohet për vdekje shqiptari në Greqi, klientët largohen të tmerruar
29 Mars, 18:09
-
Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit
29 Mars, 18:00
-
Dy mite te rreme mbi përçarjen e PD, që duhen shembur për t’i hapur rrugë reformimit
29 Mars, 17:58
-
Pse nallanet janë këpucët perfekte për pranverën 2023
29 Mars, 17:53
-
Haaland nën hetim nga policia angleze për shkeljen e bërë pranë stadiumit të Mancester City-t
29 Mars, 17:42
-
Samiti për demokraci, Osmani thirrje vendeve që nuk e njohin Kosovën: Njihni shtetësinë tonë! Do fitoni aleat të përkushtuar, jo vetëm një vend mik
29 Mars, 17:20
-
FOTOT/ Kush janë pronarët e faqeve ‘Jeta Osh Qef’ e Lolita. Veliaj: Erland Dalliu dhe Anisa Caka gjoba autobusëve të Tiranës, do të paditen në prokurori
29 Mars, 17:14
-
Spiunët rusë paralajmëruan Putinin që të shtynte pushtimin e Ukrainës
29 Mars, 17:05