E zbulon Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave, kokainë e ketaminë

E zbulon Wall Street Journal: Elon Musk përdorues i rregullt i drogave, kokainë e ketaminë

Elon Musk

"Përdorimi i drogës nga Elon Musk ka shqetësuar drejtuesit dhe anëtarët e bordeve të bizneseve që ai drejton" shkruan Wall Street Journal, në një artikull për miliarderin me famë ndërkombëtare, duke pretenduar se ai është një konsumues i rregullt i drogave të rënda.

Media amerikane shkruan se nga burime të afërta me Musk, bëhet me dije se ky i fundit ka konsumuar LSD, kokainë, ekstazi dhe kërpudha psikedelike, shpesh në festa private.

Ndër të tjera, raportohet se njerëz të afërt me shefin ekzekutiv të Tesla Inc. dhe SpaceX, janë shprehur për gazetën amerikane se Musk është një përdorues i rregullt i drogave, veçanërisht i ketaminës.

Në gushtin e vitit 2023 Musk tha se ky produkt është një antidepresant i rekomanduar nga mjeku.

Alex Spiro, një nga avokatët e Musk, i është përgjigjur artikullit duke thënë për WSJ se klienti i tij është "testuar rregullisht për drogë në SpaceX dhe nuk ka dështuar kurrë në asnjë test".

Spiro i ka quatur të rreme akuzat në artikull.

Gazeta raporton se Linda Johnson Rice, e cila u bë drejtoreshë e Tesla-s në vitin 2017, nuk u rizgjodh dy vjet më vonë nga zhgënjimi me sjelljen e Musk dhe shqetësimet e saj për përdorimin e drogës nga ai.

Musk zotëron 6 kompani: "Tesla", "SpaceX", kompaninë e mediave sociale "X", "The Boring Co", "Neuralink" dhe "xAI".

Pasuria e tij neto prej 219.4 miliardë dollarësh renditet në vendin e parë në Indeksin e Miliarderëve të Bloomberg.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sakip: 08/01/2024 16:01

    Genjeshter

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/01/2024 10:43

    Reklamfilm i Edvin shkjaut shqipfolës që ta shkatrroj shqiptarin

    Përgjigju
  • Beso: 07/01/2024 23:05

    Plasën çokollatat edhe këtej

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë

Letra e panjohur për Ramiz Alinë: Një grua për lindje udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine me një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë