Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt

Wall Street Journal: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt

1714230252_erqgfewgrewgewgew.JPG

Alexey Navalny dhe Vladimir Putin 

Vdekja liderit të opozitës ruse Alexey Navalny, shkurtin e kaluar në burgun ku po vuante dënimin e caktuar nga gjykata, ndoshta nuk u urdhërua drejtpërdrejt nga Presidenti Vladimir Putin.

Ky është përfundimi i arritur nga inteligjenca amerikane, sipas medias amerikane Wall Street Journal. Pavarësisht rrethanave të dyshimta të vdekjes së liderit të opozitës ruse, ËSJ, duke cituar "njerëz të njohur me këtë çështje", raportoi se disa agjenci të inteligjencës amerikane, duke përfshirë CIA-n, zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare dhe njësisë së inteligjencës së Departamentit të Shtetit ndajnë pikëpamjen se koha e vdekjes së Navalny nuk ishte planifikuar nga Putin.

Megjithatë, gazeta thekson se analistët polakë dhe disa agjenci evropiane të inteligjencës mbeten skeptike nëse presidenti rus ishte i përfshirë apo jo në këtë çështje, ndërsa aleatët e Navalny vazhdojnë të këmbëngulin se Kremlini orkestroi gjithçka.

Leonid Volkov, ish krahu i djathtë i Navalnyt, tha se ideja se Putini nuk ishte i informuar dhe nuk e miratoi vrasjen e Navalny ishte "qesharake".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ WSJ: Sipas inteligjencës amerikane Putin nuk ka lidhje me vdekjen e Navalnyt! Tajani thërret ambasadorin rus në Romë


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa

Ndeshja delikate në Ballsh, Thomas Brdaric: Na duhet disiplinë, Vllaznia luan për tri pikë! Kemi mungesa