KALIFORNI - Walt Disney ka nxjerrë në shitje shtëpinë e tij në Palm Desert të Kalifornisë për vetëm 535 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për shtëpinë ku ai ka pritur dhe është argëtuar me miqtë e tij, nga Humphrey Bogart e deri tek Bob Hope.

Shtëpia është e ndërtuar në vitet ’50, me një sipërfaqe prej 130 metra katrorë e ndarë në një dhomë gjumi, dy banjo, një kuzhinë dhe me një dhomë ndjenje pamja e së cilës është vërtet e mrekullueshme.

Në këtë shtëpi nuk ka se si të mungojë as dora e Walt Disney në dizajnin e që ajo ka, madje mund të ndjehet në të gjithë shtëpinë. Kështu kuzhina është e kuqe ndërsa sistemi i ventilimit është huazuar nga filmi Kasablanka. Së fundmi, një dritare e madhe pasqyron pamjen e shkretëtirës përreth.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)